Sezoni turistik, rritet fluksi i emigrantëve
VLORË- Muaji gusht e ka bere edhe më të dukshëm fluksin e emigrantëve që kanë hyrë nga porti i Vlorës këtë fundjavë. Rreth 1600 pasagjerë, 95 prej të cilëve të huaj dhe 350 automjete kanë hyrë nga pika e kalimit kufitar në Vlorë, ndërkohë që duke parë kërkesën e lartë, një prej trageteve të linjësështë rikthyer sërish në portin fqinj për një ngarkesë të dytë. Sipas autoriteteve të kësaj pike, së bashku me pasagjerët që pritet të mbërrijnë në orët e vona të mbrëmjes numri mund të kapë shifrën e 2200 pasagjerëve. Është pikërisht muaji gusht i cili rrit dukshëm edhe ngarkesën në pikën e kalimit kufitar, ku për t’iu përgjigjur fluksit është rritur numri i sporteleve, duke eliminuar kështu edhe radhët e gjata që mund të formohen nga kjo lëvizje.