E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga adoleshentit, transportoi dhe strehoi autorin e vrasjes së Renato Koçiut



Durrës – Pas arrestimit të vrasësit të 19 – vjeçarit Renato Koçiu, është ndaluar edhe strehuesi i tij në Shijak. Policia ishte vënë menjëherë pas ngjarjes në zbulimin dhe kapjen e autorit të dyshuar si vrasës i Koçiut, ngjarje e ndodhur më datë 22.07.2008. Pas kësaj grupi i hetimit zbuloi se pas largimit nga vendi i ngjarjes së autorit të dyshuar ai ishte strehuar nga një i njohur i tij. Kur uniformat blu kanë verifikuar strehuesin bënë edhe arrestimin në flagrancë për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit i shtetasit Armand Hoxha, datëlindja 25 maj 1990, lindur në Peshkopi e banues në lagjen Nr. 13 Durrës, beqar, i padënuar më parë, me arsim 8 klase, me kombësi e shtetësi shqiptare. Arrestimi i tij u bë për arsye se dyshohet se ky shtetas pas ngjarjes së ndodhur, ka përkrahur duke transportuar e fshehur shtetasin Fation Shehu, i cili është personi i dyshuar si autor i vrasjes. Materialet procedurale në ngarkim të tij iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Arrestohet 32 - vjeçari, ishte në kërkim për pedofili dhe trafik të miturish

TIRANË – Uniformat blu të kryeqytetit kanë ndaluar një 32 vjeçar nga Berati, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia për “trafikim dhe përdhunim të të miturve”. Burime zyrtare të policisë së Tiranës thanë dje për gazetën “Albania” se "Maltin Kanani, 32 vjeç, nga Berati u ndalua gjatë një operacioni të ndërmarrë orët e fundit, në afërsi të ish- Shkollës së Bashkuar, në kryeqytet”. Sipas policisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendim të datës 24 Maj 2008, ka vendosur ndaj 32 - vjeçarit Kanani masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale të “trafikimit të të miturve” dhe të “marrëdhënies me dhunë me të mitur”, më shumë se një herë, vepra penale të parashikuara nga nenet 128/b dhe 101/2 të Kodit Penal. Mësohet se Kanani iu dorëzua për hetime të mëtejshme Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat.

Vodhi kabllon tre fazor të dritave të rrugës, dërgohet në qeli

Tiranë – Vodhi kabllon e trefazorit të ndriçimit të rrugës, ndalohet nga policia. Burimet thanë për gazetën “Albania” se u krye arrestimi në flagrancë nga seksioni Kundër Vjedhjeve të Tjera i shtetasit Viktor Kafitra, 44 - vjeç, lindur në Korçë dhe banues Tiranë, i proceduar më parë për “Prishje të rendit e qetësisë”. Arrestimi i tij u krye sepse dy ditë më parë rreth orës 21:30, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet se ka realizuar vjedhjen e rreth 30 m kabull tre fazor, i cili shërbente për ndriçimin e rrugës. U kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

25 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›