Të ndryshohet status kuoja për rajonin
30/04/2005 Komisioni Ndërkombëtar i Ballkanit
Dje në Ministrinë e Jashtme të Italisë u bë prezantimi i raportit të Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin. Kryetari i këtij Komisioni, ish-Kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, shprehu rëndësinë e këtij raporti për t’i dhënë zgjidhje problemeve të trashëguara nga e kaluara, duke u përqëndruar në veçanti për statusin final të Kosovës. Ai shpjegoi katër fazat që Komisioni Ndërkombëtar për Ballkanin vlerëson se duhet të aplikohen në mënyrë që Kosova të arrijë pavarësinë dhe sovranitetin e plotë si vend anëtar i Bashkimit Evropian. Ish-Kryeministri Meta, duke folur si anëtar i Komisionit, shpjegoi para të pranishmëve pjesë të ndryshme të raportit, duke u përqëndruar në domosdoshmërinë e ndryshimit të status-quos aktuale në rajon, që është një potencial për krijimin e krizave dhe për bllokimin e procesit të integrimit të rajonit. Meta theksoi rëndësinë e mbajtjes së një Samiti të Ri të Bashkimit Evropian për Ballkanin në fund të vitit të ardhshëm, pasi të jetë zgjidhur çështja e statusit të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. Ky Samit i ri duhet të përcaktojë axhendën e qartë për anëtarësimin në BE të këtyre vendeve. Gjithashtu, Meta theksoi se raporti është realizuar me një konsensus të plotë midis perspektivës evropiane të rajonit dhe aspiratave të faktorëve kryesorë të tij. Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Italisë, Fini, duke marrë fjalën vlerësoi lart cilësinë e këtij raporti si dhe trajtoi aspekte të ndryshme të tij në këndvështrimin e politikës italiane për zhvillimin e rajonit.