Pranga furnizuesve të drogës në shkollë
LUSHNJE- Arrestohen dy persona të cilët shisnin lëndë narkotike në lagjet dhe shkollat e Lushnjës. Operacioni është kryer dje nga policia e këtij qyteti dhe antidroga e policisë së Fierit. Policia bëri të ditur se janë arrestuar Robert Cerria, 23 vjeç nga Lushnja dhe Eduart Xhepexhiu, 40 vjeç po nga ky qytet. Në kërkim është shpallur edhe vëllai i këtij të fundit, Klajdi Xhepexhiut. Sipas burimeve të policisë, nga kontrolli i ushtuar në banesën e Klajdi Xhepexhiut, u sekuestrua 821 gram material bimor i dyshuar si hashash, një sasi prej 321 gr pluhur me ngjyrë të bardhë e dyshuar si lëndë narkotike e përzier dhe 155 gr pluhur me ngjyrë blu, i dyshuar gjithashtu si lëndë narkotike përzierëse. Ndërsa në banesën e vëllait të tij, Eduartit, blutë gjetën sasi tjetër lënde narkotike. m.r