E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkodër, paraburgimi protestë për kushtet

03/03/2005  Protesta në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së rrethit Shkodër. Burime nga policia bëjnë të ditur se gjatë gjithë paradites së sotme, të paraburgosurit kanë protestuar për kushtet e vështira në të cilat ndodhen. Protesta e tyre është bërë duke përplasur dyert e dhomave të tyre me duar dhe duke bërtitur, ndryshe nga greva e zhvilluar në muajin dhjetor, ku për të njëjtën arsye të burgosorit e refuzuan edhe ushqimin. Aktualisht, mësohet nga këto burime, se në dhomat e paraburgimit të këtij komisariati gjenden 106 persona, jo vetëm të paraburgosur, por edhe të dënuar, në një kohë që përveç tyre ishin edhe 6 të tjerë që u transferuan mëngjesin e sotëm. Duke pasur parasysh se kapaciteti i dhomave të paraburgimit është vetëm për 49 persona, numri 106 i të paraburgosurve është me të vërtetë i madh dhe i papërballueshëm për këtë komisariat. Burimet bëjnë të ditur se janë duke u përgatitur listat dhe një pjesë e tyre, rreth 38 të dënuar dhe që mendohen më të rrezikshmit, do të dërgohen nesër në mëngjes në Burgun e Sigurisë së Lartë të qytetit të Lezhës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›