Bie nga 6 m lartësi, në gjendje kritike punëtori i portit
24/11/2009 Po shkarkonte në mesnate skrap. Hetim për kushtet e sigurisë
jekët shprehen se 60-vjeçari ka pak shanse për mbijetesë
DURRES- Një aksident i rëndë ka ndodhur në portin e Durrësit në orët e mesnatës. Ibrahim H. i punësuar si punëtor në sektorin e përpunimit të skrapit është dëmtuar rëndë, pasi ka rënë nga një lartësi e madhe e anijes. Hasa 60 vjeç, banor i lagjes numër 8 të qytetit ka qenë duke shkarkuar skrapin nga anija “YUSRA" me flamur "Belize". Së bashku me të kanë qenë edhe punëtorë të tjerë të kompanisë përpunuese. Rreth orës 23:00 Hasa ka rënë nga 6 metër lartësi për të përfunduar në hangarin e anijes së huaj. Persona të tjerë që kanë qenë pranë vendit të aksidentit kanë kërkuar ndihmë të menjëhershme dhe kanë transportuar 60-vjeçarin Ibrahim Hasa për në spital. Mjekët e pranimit të urgjencave kanë vërejtur se punëtori kishte pësuar fraktura shumë të forta dhe pasi kanë afruar ndihmën e parë e kanë dërguar në sallën e reanimacinit. Mjekët kanë thënë se treguesit e 60-vjeçari janë shumë të dobëta dhe se punëtori i portit ka fare pak shpresa për jetën. Ai ka rënë nga lartësi duke pësuar dëmtime të qafës, shpatullave dhe gjymtyrëve, ndërsa jo pak problem mbeten disa çarje që ka pësuar teksa ka rënë mbi hekurishtet e skrapit për KURUM-in. Grupi hetimor ka pezulluar punën në kantierin e përpunimit të mallit si dhe ka marrë në pyetje disa nga dëshmitarët. Anija e huaj ka qenë e vendosur në Kalatën Lindore me skrap për kompaninë turke KURUM. Hetimet janë shtrirë kryesisht tek kushtet e sigurisë në punë, ndërkohë që shkarkimi në orët e natës të një anije ka shtyrë ekspertët të konsultohen me autoritetet lidhur me kohën e këtij procesi pune. Sipas disa pohimeve parapake mendohet se aksidenti i rëndë ka ardhur si pasojë e një pakujdesie të viktimës, i cili ka qenë pranë vinçit në kohën që ka rënë në hangar. Xh. Gradica