Shpallja e fituesve të fazës së fundit
24/11/2009 Pranimet në universitete
Pranimet në universitetet publike për këtë vit akademik nuk kanë përfunduar ende. Kandidatët që nuk janë shpallur fitues në asnjë fakultete deri tani kanë edhe një shans të fundit nëpërmjet formularit A-4 për të fituar të drejtën e studimeve. Në këtë formular janë të hedhura të gjitha degët që kanë kuota të paplotësuara deri në mbyllje të fazës së tretë. Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A-4 të gjithë kandidatët që nuk kanë fituar një vend studimi në listat e fituesve në ciklin e parë të studimeve, ata që janë përfshirë në listat e fituesve në fazën e dytë dhe të tretë dhe nuk janë regjistruar në kohën e caktuar. Kjo kategori duhet të parashtrojnë kërkesën me shkrim në Ministrinë e Arsimit. Afati i këtyre veprimeve është deri më datën 27.11.2009. APRIAL-i, pasi përpunon të dhënat, shpall deri më 30 nëntor listën e fituesve, të cilën e dërgon në universitete, ku nis regjistrimi. Regjistrimi i kandidatëve fitues bëhet pranë sekretarive mësimore të institucioneve publike të arsimit të lartë në datat 2 deri 5 dhjetor 2009 nga ora 8:00 deri në orën 16:00.
Ndryshimi i teksteve
Ngrihen grupet e punës për miratimin e programeve lëndore të klasës XI dhe XII gjimnaz për vitet shkollore 2010-2012. Ministri Tafaj, duke e cilësuar si një proces jetik për gjimnazin shqiptar reformën e kurrikulave, prezantoi 12 grupet lëndore të punës që do të hartojnë planin mësimor të dy klasave përkatëse. Në përbërje të komisioneve që do të hartojnë kurrikulat e reja do të jenë jo pak, por 57 specialistë të përzgjedhur sipas lëndëve përkatëse.