Pranga në Hipotekë, vodhën 14 dynymë
• Tre specialistë të Hipotekës, një oficer policie dhe dy sekserë u arrestuan dje në mbrëmje në Tiranë, pasi kanë vjedhur dhe regjistruar me dokumente false 14 dynymë tokë në kryeqytet.Trazhgim SokolajTë arrestuarit akuzohen nga Njësia Task-Force në Prokurorinë e Tiranës, se me anë të dokumenteve të falsifikuara kanë regjistruar dhe kanë dhënë titullin e pronësisë për 14 dynymë tokë në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë. Oficeri i policisë, Dali Hakorja, është ndaluar rreth orës 18:40, me akuzën e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “vjedhjes së pronës”. Ai kishte paraqitur dokumente false në Hipotekë, duke kërkuar që sipërfaqja prej 14 dynymë tokë të regjistrohej në emër të tij kur në fakt toka ishte e një personi tjetër, sipas dokumenteve të rregullta. Mes dokumenteve të paraqitura prej oficerit të policisë në Hipotekë, ndodhet edhe një vendim i komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i falsifikuar. Me këtë vendim i cili është kërkuar nga hetuesit dhe nuk është gjetur në komisionin e Kthimit të pronave, oficeri i policisë pretendonte se ishte pronar i 14 dynymëve tokë, që i takonin një personi tjetër. Pronari i rregullt i tokës pasi ka konstatuar se prona e tij ishte regjistruar nga Hipoteka në emër të Dali Hakores, ka denoncuar rastin në Prokurori. Rreth dy muaj më parë, Njësia e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit ka filluar hetimet. Përgjimet dhe aferatMe vendime të përsëritura të gjykatës gjithë personat e implikuar në abuzim janë përgjuar për më shumë se katër javë, në të gjitha bisedat e zhvilluara mes tyre. Në këto biseda vihet re se të arrestuarit kishin frikë nga pronari i vërtetë i tokës, i cili mund t’i denonconte për veprimin e paligjshëm që kishin kryer. Oficeri i policisë kishte vënë në lëvizje dy sekserët, Veiz Senko dhe Halil Hima për të negociuar me punonjësit e Hipotekës që ata të regjistronin tokën në emër të tij, bazuar në dokumentet e falsifikuara. Gjatë përgjimeve janë interceptuar momente kur të arrestuarit flasin për një shumë ryshfeti që do t’u paguanin punonjësve të Hipotekës, mirëpo në momentin kur janë kryer arrestimet mësohet se nuk kishte ndodhur ende një gjë e tillë. Njësia Task-Force Antikorrupsion në Prokurori, pas miratimit të arresteve nga gjykata, ka urdhëruar ndalimin e punonjësve të Hipotekës që kishin kryer regjistrimin e pronës prej 14 dynymë tokë mbi bazën e dokumenteve false. Në një operacion të drejtuar nga Njësia Task-Force me pjesëmarrjen e agjentëve të sektorit të Antikorrupsionit në policinë e Tiranës, janë arrestuar dje në mbrëmje tre specialistët e Hipotekës, Artan Mehmeti, Ramiz Hykaj dhe Enton Babameto. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi është provuar se kanë regjistruar dhe mbivendosur 14 mijë metra tokë mbi bazën e dokumenteve false, duke i “rrëmbyer” këtë sipërfaqe pronarit të vërtetë të saj. 14 dynymetokë është sipërfaqja e pronës me të cilën akuzohen se kanë abuzuar personat e arrestuar, dje në mbrëmje në kryeqytet. Ata e regjistruan këtë pronë me dokumente të falsifikuaraTë arrestuarSpecialistë hipotekeArtan MehmetiRamiz HykajEnton BabametoSekserëVeiz Senko Halil HimaNdaluarOficer policieDali HakorjaAbuzimiMe 14 dynymë tokë te ish-parku i autobusëve