E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga në Shkodër të kërkuarit të FBI-së për trafik mjetesh

• SHKODER - Pranga shkodranit për llogari të FBI-së. Akuza për trafik të mjeteve motorike e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar 21-vjeçarin Besmir Boshnjaku, lindur në Shkodër e banues në SHBA.Nga zyra e byrosë federale ishte lëshuar prej 1 viti urdhri i ndalimit, i ekzekutuar dje në qytetin e tij të lindjes. Pasditen e djeshme, forca të policisë së Shkodrës janë angazhuar për identifikimin e vendndodhjes së Boshnjakut. Burime të këtij komisariati pohojnë, se menjëherë pasi kishte mësuar për masën e ndalimit, i riu ishte larguar nga kontinenti amerikan për t’u strehuar në Shkodër. Nga verifikimet e dhëna ka rezultuar se 21-vjeccari kishte hyrë në Shqipëri me 6 nëntor të këtij viti. Pas marrjes së këtij informacioni kanë nisur hetimet për të arrestuar të kërkuarin nga drejtësia amerikane. Për disa ditë janë vëzhguar lëvizjet e tij, derisa është mësuar vendndodhja e saktë. Kështu, pasi janë siguruar të dhënat e mjaftueshme për vendndodhjen e tij është bërë rrethimi i banesës ku qëndronte, në një lagje periferike të Shkodrës. Thirrjes së policisë për t’u dorëzuar Boshnjaku i është përgjigjur pa bërë rezistencë. Sipas policisë, Boshnjaku është i dënuar me 5 vjet heqje lirie, me akuzën e trafikimit të mjeteve motorike të vjedhura. Në bashkëpunim me tre persona të tjerë, gjithashtu nga Shkodra rezulton të jetë pjesë e një grupi që organizuar kryesisht për vjedhjen e mjeteve të transportit. Pas grabitjeve, ata i transportonin në zona të tjera, për t’i shitur pasi kishin humbur gjurmët. Boshnjaku u dërgua dje në komisariatin e Shkodrës, në pritje të veprimeve të tjera proceduriale. Me SHBA-në shteti ynë ka një marrëveshje ekstradimi, sipas së cilës shtetasit shqiptarë pas arrestimit mund të ekstradohen e të vuajnë dënimin në Amerikë.                        r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›