E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga në ambasadën e SHBA

Arrestimi

Almir Rrapo u arrestua në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës katër ditë më parë, kur ishte prezantuar si zyrtar i Ministrisë së Jashtme. Ai është shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës nga shërbimet e Komisariatit nr.1, që ka në juridiksion zonën pranë ambasadës amerikane në Tiranë. Më pas, i ndaluari është marrë në dorëzim nga oficerët e Interpolit dhe të Sektorit të Luftës Kundër Drogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Për disa orë është marrë në pyetje në prezencën e prokurorit dhe të avokatit dhe në fund është vendosur arrestimi i tij.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›