Pranga “pronarit” të 10 prostitutave
03/06/2010 Artur Doko, 38 vjeç, strehohej në Vorë, kërkohej nga Italia
Vajza nga Shqipëria, Kosova, Rumania dhe Moldavia “skllave” për 3 vjet
TIRANE- Me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme është arrestuar në Tiranë shtetasi Artur Doko, pasi ndaj tij gjykata italiane ka vendosur dënimin prej 7 vitesh heqje lirie për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. Ky vendim është njohur nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e cila për 38-vjeçarin e shpallur në kërkim ka vendosur tre ditë më parë masën e sigurisë “arrest në burg”. Nisur nga kjo situatë, efektivat e policisë së kryeqytetit kanë bërë ndalimin e Artur Dokos në Vorë, i cili prej disa vitesh qëndronte i fshehur në një banesë. Sipas letërporosisë të ardhur nga autoritetet e drejtësisë italiane rezulton se shtetasi shqiptar Artur Doko, në bashkëpunim edhe me disa persona të tjerë ka shfrytëzuar disa vajza si prostituta në qytete të ndryshme të Italisë. Në materialin hetimor referuar Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se janë plot 10 vajza që kanë rënë preh e dhunës fizike dhe psikologjike, të cilat më pas janë detyruar të dalin në rrugë, duke kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Prostitutat i përkasin kombësive të ndryshme, ku kryesisht ato janë nga vendet si: Shqipëria, Kosova, Rumania dhe Moldavia. Ato janë shfrytëzuar nga intervali kohor i vitit 1998 deri në vitin 2001, kur zyra e antimafies italiane në Milano ndërmori një aksion të gjerë për goditjen e kësaj organizate prostitucioni. Gjatë veprimeve hetimore është arritur të faktohet se shtetasi Artur Doko, u siguronte 10 të dëmtuarave apartamente dhe dokumente të falsifikuar qëndrimi në Milano me qëllim shfrytëzimin e tyre për qëllime përfitimi. Nga ky aktivitet kriminal mendohet se grupi ku bënte pjesë edhe i ndaluari Artur Doko ka përfituar shuma të konsiderueshme financiare dhe për këtë qëllim një pjesë e akteve hetimore iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila pritet të fillojë verifikimin e pasurisë së Dokos.
Vendimet e huaja
Kohët e fundit Prokuroria e Përgjithshme ka depozituar në gjykatë dhjetëra kërkesa për njohjen e vendimeve të huaja. Angazhimi vjen menjëherë pas kërkesave të vazhdueshme të kryeprokurorit të antimafies Piero Grasso, i cili u ka kërkuar autoriteteve të drejtësisë shqiptare njohjen e vendimeve të gjykatave italiane dhe arrestimin e 210 shqiptarëve që janë dënuar në Itali, por në fakt qëndrojnë të lirë në vendin tonë.