Pranga prostitutës, kërkohej nga policia
Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçare për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit. Ndalimi është bërë pas një vendimi që Gjykata e Shkodrës ka dhënë për dënimin e saj me 4 muaj burg. Sipas policisë, arrestimi i saj është bërë në Tiranë nga specialistët e seksionit të luftës kundër trafiqeve. Elisabeta Kola, e njohur edhe me mbiemrin Liço, është banuese në Beltojë të Shkodrës. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar atë më datën 4 nëntor 2008. Dënimi i saj me katër muaj është bërë për “ushtrimin e prostitucionit”, vepër penale e parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal. Materialet do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë.
#