E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur nga alkooli dhe një 47-vjeçar

Depresioni Vetëvaret një fëmijë, një grua vetëhelmohet

Një fëmijë dhe një grua 51-vjeçare i kanë dhënë fund jetës duke u vetëvrarë dje në mesditë. Një nxënës i klasës së shtatë në Fushë-Krujë është gjetur i vetëvaruar në një shtyllë, në pjesën e pasme të shtëpisë së tij. Sipas policisë i mituri, En.Se.,ka përdorur një rrip sigurimi makinash për t’u vetëvarur. Sipas burimeve zyrtare të policisë, djali sapo kishte ardhur nga shkolla, kishte lënë çantën e librave dhe më pas ishte larguar pa u treguar prindërve se ku po shkonte. Pas disa orësh mungesë në shtëpi, familjarët janë shqetësuar dhe e kanë kërkuar derisa e kanë gjetur të vetëvarur. Nuk dihen shkaqet që e kanë çuar të miturin drejt këtij akti, por policia po heton në disa pista. Po dje, rreth orës 11:45, ka gjetur vdekjen 51-vjeçarja Ruze Rroma, lindur në fshatin Tunjë, Gramsh, e cila prej disa vitesh jetonte në Durrës. Mësohet se gruaja ndodhej te të afërmit në fshatin Tunjë, kur ka pirë një sasi helmi të llojit “Rogor”. Dje në mëngjes, një 47-vjeçar nga Lushnja është gjetur i vdekur në trasenë e hekurudhës së fshatit Dushk. Hetimet paraprake flasin se Behar çela, 47 vjeç, ka gjetur vdekjen si pasojë e sasisë së lartë të alkoolit që ai kishte konsumuar disa orë para vdekjes. Trupi i 47-vjeçarit i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore, që ka vërtetuar si shkak të vdekjes përdorimin në sasi të mëdha të pijeve alkoolike.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›