E Diel, 1 Nëntor 2026

20 punonjës të drejtësisë u shkruajnë krerëve të shtetit

Letër e hapur

Një grup punonjësish të Ministrisë së Drejtësisë, të dalë në reformë, u bëjnë thirrje krerëve të shtetit, Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe të gjitha përfaqësive të huaja të akredituara në Tiranë, që heqja e tyre nga puna është një antireformë e gabuar dhe antiligjore. Ata kërkojnë që të sistemohen në vendet bosh të ministrisë. Letra e hapur i është drejtuar edhe gazetës “Shqip”, në të cilën thuhet se “kemi dalë në reformë pas një urdhri të Kryeministrit për miratimin e strukturës dhe organikës për Ministrinë e Drejtësisë”. Tashmë, numri i punonjësve në total për këtë institucion ndryshon nga 136, në 122 punonjës. “Jemi të detyruar të shprehim se kjo që po ndodh, nuk është reformë, por antireformë, në shkatërrim të plotë të institucionit të Ministrisë së Drejtësisë. Janë larguar nga stafi i Ministrisë së Drejtësisë dhe janë vendosur në listë pritjeje 20 punonjës, me justifikimin se vendet e tyre të punës janë konsideruar të tepërt në riorganizim. Ndërkohë që shumica e këtyre pozicioneve janë akoma ekzistente, por vetëm se u është ndërruar emërtimi i sektorit apo drejtorisë përkatëse”, thuhet në letër.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›