E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga shoferit, aksidentoi një shtetas

Tiranë- Aksidentoi me autoveturë një shtetas, është vënë dje në prangat e policisë. Burimet thanë për gazetën se dje u krye arrestimi në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë i shtetasit Erald Veshi, 23 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye pasi dy ditë më parë, rreth orës 14:15, duke drejtuar automjetin veturë tip “Volkswagen”, me targë TR 7148 G, në bulevardin “Zhan D’Ark” pranë ATSH-së, si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara ka goditur dhe aksidentuar biçiklistin Selami Qinami, 55 vjeç, banues në Tiranë. I dëmtuari u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

14 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›