E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në fast-food-in e shkollës “Çajupi”, ndërpritet mësimi

TIRANË - Një zjarr ra dje në një fast-food, i cili ndodhet në mjediset e shkollës së mesme të përgjithshme “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, ndërkohë që ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur në pak çaste shuarjen e flakëve të zjarrit. Zjarri u konstatua në mëngjes pak përpara se të fillonte ora e mësimit në këtë shkollë. Sapo kanë marrë njoftimin forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit, i cili shkaktoi vetëm disa dëme materiale në fast-food. Zjarri u bë shkak për ndërprerjen për pak kohë të procesit mësimor, i cili rifilloi menjëherë pas normalizimit të situatës.

14 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›