Rosi kërkon kreun dhe fitoren nr. 100
Valentino Rosi do të garojë këtë javë për të arritur dy objektiva të rëndësishëm: fitoren numër 100 në karrierë dhe marrjen e kreut i vetëm. Në Assen ka koleksionuar 6 fitore deri tani, por në këtë pistë sezonet e tij të fundit kanë qenë të pafata: "Assen është një pistë speciale dhe ishte më e bukur para modifikimeve të bëra", ka thënë ai. "Vitin e kaluar preka pikën më të ulët të sezonit, kështu që dua të lë mënjanë të kaluarën me një paraqitje të mirë". Por ka nga ata që janë të gatshëm t‘i bëhen pengesë, si Kejsi Stoner dhe Horge Lorenco.