E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pranga studentit, kapet me kanabis

ARRESTIMI
Arrestohet studenti, u kap me një sasi kanabisi. Elis Kondakçiu, 22-vjeç, lindur në Fier, me banim në Qytetin Studenti në Tiranë është prangosur nga antidroga, pasi në rrugën e Elbasanit, tek "Liceu Artistik", u kap në flagrancë me dy qese të tejdukshme, të cilat kishin brenda lëndë narkotike "kannabis sattiva". Burime nga policia thanë se studenti kishte për qëllim tregtimin e drogës. Ndërkohë, të njëjtat burime shtuan se pas kontrollit të ushtruar në dhomën e tij në Qytetin Studenti, u gjetën dhe dy qese të tjera me ketë lëndë, si edhe një sasi qesesh farmacie të cilat i përdorte për ambalazhimin e lëndës që tregtonte. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 21.5 gramë lëndë narkotike e llojit "cannabis sattiva", 124 copë qese farmacie, një pasaporte me emrin Elis Kondakçiu dhe një celular i markës "Nokia". Ndaj 22-vjeçari u mor masa e arrestit për veprën penale të "prodhimit e shitjes sëlëndëve narkotike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›