E Diel, 1 Nëntor 2026

Rexhajt rikërkojnë Sokol Olldashin në gjyq

Vëllezërit e akuzuar për vrasjen e Behar Kastratit përsërisin kërkesën për ministrin
TIRANË- Dy vëllezërit nga Hasi, Qamil e Abedin Rexha rikërkojnë dëshminë e ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi. Duke ngulmuar se natën e vrasjes së Behar Kastratit, më 7 korrik të vitit 2005 ata kanë qenë me Olldashin, dy vëllezërit kanë ripërsëritur kërkesën dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërkohë, gjykata është treguar e rezervuar për t'u shprehur në lidhje me këtë kërkesë, duke u dhënë shkak dy vëllezërve dhe mbrojtësit të tyre ligjor ta përsërisin kërkesën e thirrjes si dëshmitar të ministrit Olldashi. Ndërsa në seancën e djeshme, trupi gjykues dëgjoi dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja, të cilët folën kryesisht rreth vendndodhjes së dy vëllezërve Rexha, në fillim të muajit korrik të vitit 2005, kur edhe u zhduk mjeku Behar Kastrati. Trupi i tij u gjet40 ditë pas zhdukjes i lidhur në shtyllën e një prej urave pranë Fierzës në rrethin e Kukësit. Bashkë me dy vëllezërit Rexha, në këtë proces gjyqësor është edhe Ibrahim Geci, i cili akuzohet për veprën penale të "moskallëzimit të krimit", pasi disa muaj pas ngjarjes ka akuzuar vëllezërit Rexhaj se e kanë rrëmbyer doktorin dhe gjatë fazës gjyqësore i ka hedhur poshtë këto deklarime. Dy vëllezërit Rexha dhe i pandehuri Geci nga Hasi i Kukësi, u arrestuan në fillim të muajt gusht, duke u akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e mjekut Behar Kastrati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›