E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga të Kërkuarit nga Italia

 

FIER - Prangoset në Fier i kërkuari për trafik ndërkombëtar droge. Vullnet Hoxha, 34 vjeç ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Milanos në Itali me 24 vjet burg. Pas 5 vitesh nga dënimi dosja mbërrin në prokurorinë e Fierit për të realizuar mëngjesin e djeshëm arrestimin e të kërkuarit. Burime zyrtarë të policisë së Fierit bënë të ditur së operacioni i koduar “Zogu i Zi” bëri të mundur arrestimin e Hoxhës në banesën e tij, në lagjen “Apollonia” të qytetit. Pas mbërritjes së dosjes tij më 5 shtator prej autoriteteve italiane uniformat blu të Fierit lokalizuan  vendndodhjen e tij. Sipas policisë, Hoxha nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit. Pritet që në ditët e ardhshme të zbardhen detaje mbi vendimin e palës italiane.                                  m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›