E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga të dyshuarit si shpërndarës droge

OPERACION


DURRËS - Arrestohet në Durrës një 37-vjeçar nga qyteti i Shijakut si i dyshuar për trafik droge. Altin Deliallisi është prangosur, pasi agjentët e Antidrogës kanë vënë në shënjestër sipas informacionit paraprak të siguruar ne rrugë operative makinën e tij, tip "Benz" me targa DR 2802 E. Altini është arrestuar në orët e pasdites.


Kur po kalonte pranë spitalit të Durrësit ai e ka shtuar shpejtësinë duke dashur që t'iu shmangej agjentëve të antidrogës, të cilët po e ndiqnin. Pasi është qëlluar në ajër prej ndjekësve, ai është futur në kthesë në vendin e njohur si Dyqani i Dylit dhe këtu policët kanë dashur që t'i bllokojnë rrugën çka ka bërë që Altini të përplaset me mjetet e policisë. Pas kësaj ai është vënë në pranga.


Persona të pranishëm gjatë arrestimit u shprehën se ishin trembur, duke kujtuar se në vendin e arrestimit Gaxhai ekzekutoi 2 pjesëtarë të bandës së Spitallës në vitin 1998. Burime të policisë konfirmuan se pas arrestimit të 37-vjeçarit Deliallisi iu gjetën 2 porcione lëndë të dyshuar si heroinë.


Mjeti tip "Benz" me të cilin ai po udhëtonte në momentin e arrestimit, u nis menjëherë për një kontroll më të imtësishëm. Ndërkohë policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e Deliallisit.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›