E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shtyhen për të tretën herë konkluzionet e Ndreut

12/05/2005  TIRANË – Asnjë nga palët nuk është paraqitur dje në gjykatë. Në këto kushte konkluzionet përfundimtare për të pandehurin Pjerin Ndreu janë shtyrë përsëri. Gjykata do të presë edhe një javë për të dërguar kërkesën e prokurorit lidhur me masën e dënimit. Pjerin Ndreu, ish-drejtor i policisë së Tiranës, më 17 mars pati përballë shokun e fëmijërisë, Sami Rasha, për të sqaruar rrethanat në të cilat ndodhet. Akuzohet për veprën penale të "përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike". Në kërkesën për gjykim, paraqitur në gjykatë nga prokurori Dritan Reshka, ndodhet e fiksuar vetëm një thirrje telefonike. "Nuk është mirë që u thua vartësve të tu dhe shokëve të mi të mos rrinë me Pjerin Ndreun, se do të largohen nga policia. Vendin e punës nuk e ke të përjetshëm. Këtë po ta them si shok". Kjo ishte përmbajtja e mesazhit të dërguar në drejtim të telefonit celular të shefit të SHKB-së, Sami Rasha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›