E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga tre minorenëve, plagosën shqiptarin

 

ITALI – Policia italiane ka arrestuar dje tre minorenë, të dyshuar si autorët e plagosjes me thikë të një shqiptari pak ditë më parë përpara liceut “Aristotetele” të Romës. Fletë-arrestet për minorenët ishin prerë pak ditë më parë nga Gjykata e të Miturve të Romës, ndërsa ekzekutimi i tyre është bërë ditën e djeshme. Sipas policisë kryeqytetase të vendit fqinj, tre të rinjtë akuzohen për “vrasje e mbetur në tentativë”. Ngjarja ku mbeti i plagosur shqiptari me emrin Ermir, 17 vjeç, ndodhi më 16 janar në oborrin e liceut “Aristotele” të Romës, ku ai ndiqte studimet. Pranë një stacioni autobusi përpara liceut, ai u sulmua nga një grup personash dhe mori disa plagë të rënda të shkaktuara nga goditje me thikë. Të dhënat e para nga vendi i ngjarjes tregonin se shqiptari ishte plagosur teksa po mundohej të shuante një zënkë, e cila kishte ardhur pas një shikimi të vëngër. Ndërsa investiguesit italianë, të cilët pas hetimeve kanë bërë një rindërtim të ngjarjes, mësohet se personat që e kanë sulmuar 17-vjeçarin kanë tentuar të vjedhin motorin e shokut të tij. Në këto momente ai ka ndërhyre për të ndaluar grabitjen dhe ka mbetur i plagosur. Pas arrestimit të tre minorenëve, policia u ka sekuestruar atyre armë të ftohta si thika, një levë, si edhe një armë gjysmë automatike. Arrestimi i parë për ngjarjen ishte një 20-vjeçar, i cili u lirua më pas sepse rezultonte i papërfshirë.                              ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›