Procedim penal pa marrë leje nga Kuvendi
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Ligjvënësit do të vazhdojnë të kenë imunitet për atë që quhet liria personale e të zgjedhurit, ose ajo që ka të bëjë me kryerjen e funksionit të deputetit. Kjo është ajo pjesë e imunitetit parlamentar që mbetet dhe nuk ndryshon, sepse lihet në ushtimin e funksionit të deputetit apo të një përfaqësuesi tjetër të sistemit gjyqësor
Prokuroria fiton të drejtën të nisë procedim penal ndaj deputetit pa marrë autorizimin e Kuvendit. Pikërisht kjo pritet të jetë alternativa e grupit të punës që është ngritur për këtë qëllim. Deputeti socialist Ylli Bufi sqaron se kufizimi i imunitetit do të krijojë lehtësi për procedim penal nga ana e prokurorisë, por gjithashtu do të mbrojë liritë personale të deputetit, deri në momentin që nuk ka një vendim përfundimtar të gjykatës. Ylli Bufi mendon se roli i Kuvendit në një rast të tillë është formal, pasi nuk mund të ndodhë që dikush të dënohet nga gjykata dhe Kuvendi ta mbrojë me shumicë votash. Por ky do të jetë vetëm hapi i parë i disa ndryshimeve, sipas deputetit socialist Ylli Bufi. Tashmë, prej disa javësh, Këshilli i Legjislacionit vendosi ngritjen e grupit të punës të kryesuar nga Ilir Rusmali nga Partia Demokratike dhe Ylli Bufi nga Partia Socialiste për hartimin e draftit për ndryshimet kushtetuese në lidhje me kufizimin e imunitetit.
Drafti i ri
Drafti i ri që do të hartohet për kufizimin e imunitetit do të bëhet vetëm pas një konsensusi të gjerë jo vetëm politik, por dhe me specialistët. Ylli Bufi ka sqaruar dje se për kufizimin e imuniteti po diskutohet gjerësisht dhe me grupet e interesit dhe jo thjesht mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. “Para pak ditësh ne organizuam një konsultë me kostitucionalistë, morëm mendimin e tyre, rrethi ishte mjaft i gjerë dhe u shfaqën disa opinione për mënyrën se si duhet të bëhet ai që quhet kufizimi i imunitetit. Ne do të vazhdojmë të bëjmë konsultime të tilla dhe mbasi të kemi në dorë një projekt, këtë do ta diskutojmë me të gjitha grupet parlamentare. Pra, nuk duam thjesht diskutim PS-PD, nuk duam thjesht një aritmetikë votash për të bërë ndryshimet në Kushtetutë, por ne duam një konsensus të gjerë, sepse është një çështje që i përket jo vetëm gjithë deputetëve, por dhe institucioneve të tjera”, - tha ai, ndërsa shtoi se në Kushtetutë përkufizohet çështja e imunitetit parlamentar, por këtij imuniteti i referohen edhe në rastin e ministrit, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë etj. Duke shpjeguar më tej detajet e këtij drafti, Bufi sqaron se nuk është thjesht ideja për të mbajtur apo për të hequr imunitetin, por për të gjetur një të mesme duke vendosur në këtë mënyrë një standard të ri. Ky standard, sipas deputetit socialist, është që të ruhet imuniteti personal i deputetit, por ndërkohë, t i jepet e drejta prokurorisë të hetojë pa pritur një autorizim paraprak nga Kuvendi. “Ligjvënësit do të vazhdojnë të kenë imunitet për atë që quhet liria personale e të zgjedhurit, ose ajo që ka të bëjë me kryerjen e funksionit të deputetit. Kjo është ajo pjesë e imunitetit parlamentar që mbetet dhe nuk ndryshon, sepse lihet në ushtrimin e funksionit të deputetit apo të një përfaqësuesi tjetër të sistemit gjyqësor. Por çfarë mund dhe duhet të ndryshojë? Duhet të ndryshojë dhënia e autorizimeve nga Kuvendi për procedimin penal”, - sqaron Bufi. Ai shpjegon se kjo është një hallkë që në shumë vende të tjera është abroguar. Ky ndryshim bën të mundur që deputeti, si gjithë të tjerët, mund të hetohet, mund të bëhet procedim ndaj tij por nuk mund të cenohet ajo që quhet liria personale, pra nuk mund të arrestohet, të kontrollohet apo përgjohet pa autorizimin e Kuvendit. Bufi sqaron gjithashtu, se me ndryshimi e Kushtetutës për çështjen e imunitetit, do të ketë dhe riformulim në ligjin për statusin e deputetit, por dhe në rregulloren e Kuvendit për të përcaktuar procedurat se si bëhet dhënia e autorizimit në rastet kur kemi një vendimi përfundimtar të gjykatës, i cili e shpall deputetin fajtor. “Nuk ka thjesht një dialog të ngushtë, nuk duam një marrëveshje politike, kjo duhet të bëhet në përputhje me kodin e procedurës penale, në përputhje me Kushtetutën, në përputhje me statusin e deputetit apo rregulloren e Kuvendit. Pra, janë një sërë aktesh që duhen parë, prandaj dhe ne nuk po nxitojmë”, - theksoi Bufi. Drafti i ri, i cili synohet të miratohet, ngjan me ligjin italian i cili i mundësoi prokurorisë të hetonte për Silvio Berluskonin, por pa cenuar funksionin e tij.
Ky lajm është publikuar: 28/10/2008