Pranga ushtarit të Zall-Herrit, ekzekutoi 46-vjeçarin në Shijak
DURRES - Ka zgjatur vetëm tetë orë arratia e ushtarit profesionist të Zall-Herrit, Nazmi Rramilli.
Autori i vrasjes së shtetasit Hysen Bega është prangosur në rrethinat e fshatit Hardhishtë, në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Rramilli, efektiv i Brigadës së Reagimit të Shpejtë nuk i ka shpëtuar dot shtetrrethimit me forca të përforcuara të policisë së Durrësit dhe të komisariatit të Shijakut. Identifikimi i autorit është kryer rreth mesnatës, ndërkohë që vetëm pak orë më pas ai do të binte në “darën” e policisë. Të dhënat e mbledhura nga dëshmitarët okularë, lloji i motoçikletës si dhe drejtimi që mori mjeti pas ngjarjes e kanë ndihmuar policinë të ndërtonte identikitin e vrasësit. Në sajë të punës dokumentuese të kryer rezultoi se ky shtetas ka kryer mbrëmjen e së enjtes ekzekutimin barbar me 16 plumba të babait të tre fëmijëve, Hysen Bega. Vetë autori Nazmi Rramilli e ka pranuar vrasjen përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe atyre të Krimeve të Rënda. Sipas burimeve nga policia, ushtari-vrasës ka vepruar krejt i vetëm dhe pa dijeninë e askujt. “Nuk kam pasur asnjë bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Madje, tani jam penduar pa masë që e kreva këtë vrasje. Duhet të më kuptoni e bëra për gjakmarrje, por tani e di që kam gabuar shumë rëndë”. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se, Nazmi Rramilli mendonte se viktima Hysen Bega ishte përfshirë në vrasjen e djalit të hallës së babait të tij në vitin 2003, ngjarje për të cilën është dënuar një tjetër person. Por, familjarët e Begës pohojnë se të tjerë vrasës janë fshehur pas Rramillit, duke menduar se ai është paguar për krimin. Në vijim të hetimeve të kryera u bë e mundur gjetja dhe bllokimi në cilësinë e provës materiale e armës së krimit. Tashmë Policia Shkencore po kryen akt-ekspertimin e automatikut “56” me qytë të hequr, së bashku me dy krehrat e mbushur plot me fishekë. Pas ngjarjes arma dhe sasia e municionit ishin hedhur në kanalin buzë rrugës nga autori. Gjatë kontrollit në banesë, shtetasit Nazmi Rramilli iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale edhe pesë krehra automatiku (pa fishekë), 2 kapsolla detonatore dhe 1 pistoletë elektrike neuroparalizuese, të cilat ushtari profesionist i mbante pa leje. Nazmi Rramilli, banor i fshatit Hardhishtë, të Komunës së Gjepalajt, nuk ka pasur në të shkuarën precedentë penalë. o.u