E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen zjarret, digjen plantacionet me bimë heterovajore



SHKODER - Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në Malësine e Madhe. Bëhet fjalë për flakë masive në zonën e pyllëzimit të ri të Postopojës në komunën e Shkrelit. Me dhjetëra hektarë tokë e pyllëzuar me bimë heterovajore të 20 vjeçarit të fundit janë përfshirë nga flakët. Drejt zonës kanë shkuar forca të ndërhyrjes kundër zjarrit nga qyteti i Shkodrës, të cilat po iu vijnë në ndihmë strukturave anti-zjarr të Malësisë së Madhe. Gjithashtu në shuarjen e flakëve janë angazhuar dhe forcat e rendit, të ndërhyrjes së shpejtë dhe popullata e zonës. Burimet nuk raportojnë për rreziqe në zonat e banuara, megjithatë u punua në lokalizimin e zjarrit, dhe në shuarjen e tij. Operacioni ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes. Në lidhje me këto zjarre kanë nisur hetimet ku nuk përjashtohet që flakët të jenë shkaktuar nga pakujdesia e banorëve të zonës, të cilët në këtë periudhë djegin sipërfaqet e tokës pas korrjes së të mbjellave. Ky është rasti i dytë emergjent në Malësinë e madhe, ku dy ditë më parë një tjetër zjarr i madh ra në fshatin Grizhë, duke shkrumbuar disa banesa të kësaj zone.

“Canadair”-i kthehet në Itali, përfundoi 30 misione antizjarr

TIRANE-Avioni italian që ndihmoi në shuarjen e zjarreve ka mbyllur të mërkurën operacionin në jug të vendit. “Canadair-i”, me dy ekuipazhe në bord ka qenë në aktivitet gjatë gjithë ditës së martë, ku përgjatë 13 orëvë ka bërë 30 shkarkesa me ujë në zonat e përfshira nga flakët në Sarandë dhe Himarë. Departamenti i Mbrojtjes Civile Italiane dërgoi të martën në Shqipëri avionin Canadair për t’i bërë ballë emergjencës së zjarreve që goditën Jugun e vendit, në përgjigje të kërkesës së mbërritur nga Mbrojtja Civile Shqiptare. Avioni i Mbrojtjes Civile Italiane, pas një uljeje për arsye teknike në Tirane, u kthye në Itali gjatë pasdites së djeshme. Në dy muajt e verës, ku janë shënuar temperatura ë larta dhe zjarre të shumta në të gjithë vendin, sipas kërkesave të autoriteteve shqiptare dhe në bazë të marrëveshjes në fuqi mes Departamenteve të Mbrojtjes Civile të dy vendeve, tre misione me avionë “Canadair” italianë erdhën për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që kanë goditur territorin shqiptar.

21 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›