E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangoset, bashkë me shokët bënë orgji dhe grabitën të miturën



FUSHË KRUJË – Një 17-vjeçar ka mashtruar një të mitur, duke bërë orgji bashkë me shokët e tij, dhe me pas e ka grabitur, por ai është prangosur. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se kanë arrestuar shtetasin P.P., lindur në Mirditë dhe banues në fshatin Derven të Fushë Krujës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur katër ditë më parë, por autori i kësaj ngjarje është prangosur vetëm paraditen e djeshme. 16-vjeçarja (emrin e së cilës nuk po e japim për arsye etike) ka bërë denoncimin menjëherë pasi është abuzuar seksualisht nga një grup të rinjsh dhe i janë marrë me dhunë aparati celular dhe paratë që kishte me vete. Policia ka nisur hetimet dhe brenda 48 orësh ka ndaluar autorin e kësaj ngjarje.
Abuzimi
Një vajzë 16-vjeçare ka rënë pre e mashtrimit nga një djalë, i cili fillimisht i ka shfaqur dashurinë. Për momentin, e mitura i ka besuar fjalëve të P.P.. Vajza nga Kruja është shoqëruar për disa ditë me 17-vjeçarin. Por, më datë 28 korrik ai e ka marrë me një makinë të dashurën e tij dhe pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, ka ftuar edhe shokët e tij, të cilët kanë abuzuar seksualisht me të. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se gjithçka është organizuar nga P.P., dhe shokët e tij të rinj në moshë, në një lokal që ndodhet afër qytetit të Laçit. Sikur të mos mjaftonte abuzimi seksual me vajzën nga Kruja, 17-vjeçari e ka grabitur atë, duke i marrë një shumë prej 5 mijë lekësh që e mitura kishte me vete dhe një aparat celular të markës “Samsung”.
Hetimi
E mitura, e cila ishte dhunuar seksualisht dhe ishte grabitur nga 17-vjeçari, është lënë në mes të rrugës. Sapo ka mbërritur në shtëpi, ajo ka bërë denoncimin ndaj djalit që e mashtroi. Kaq ka mjaftuar që policia të bëjë ndalimin e tij. Rreth orës 11.00 të ditës së djeshme shërbimet e Komisariatit të Policisë së Krujës bënë të mundur ndalimin e shtetasit P.P., lindur në Mirditë e banues në fshatin Derven të Fushë-Krujës. 17-vjeçari është me arsim 8-vjeçar, dhe nuk ishte dënuar më pare nga drejtësia. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur lidhur me këtë ngjarje se janë kryer veprimet e para procedurale. Sipas tyre, “P.P., akuzohet për dy vepra penale; “vjedhje me dhunë” dhe “shfrytëzimi prostitucioni në rrethana rënduese”. Dosja në ngarkim të tij i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Krujës, ndërsa vetë 17-vjeçari ndodhet në mjediset e paraburgimit të komisariatit të qytetit. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se kanë nisur hetimet për autorët e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Arrestohet ish-drejtori i Bujqësisë, ishte dënuar për abuzime

FIER - Policia e Fierit ka arrestuar ish-drejtorin e Bujqësisë në këtë rreth, pasi ishte dënuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi Faik Memushaj, 60-vjeç. “Ai ka qenë drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në Fier gjatë periudhës 1994- 2004 dhe ka qenë i dënuar nga gjykata e rrethit me 8 muaj burg”- thanë burimet policore. Ndalimi i tij është bërë nga agjentët e Sektorit kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me sektorin e Kërkimit në drejtorinë e policisë Fier. i ndaluari është banues në komunën Frakull të rrethit të Fierit dhe ka qenë i dënuar në vitin 2007 nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. “Ai akuzohej për shpërdorim detyre duke falsifikuar dokumente dhe për këtë ka marrë edhe dënimin”- thonë të njëjtat burime.

1 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›