E Diel, 1 Nëntor 2026

Precedenti i mjekut urolog Kastriot Dautaj

 

TIRANE - Protagonisti i parë i goditjes së parë të korrupsionit në spitalet shqiptare në këto vitet e fundit, ishte mjeku kirurg urolog Kastriot Dautaj. Ai u arrestua nga policia dhe Task-Force në Prokurorinë e Tiranës, në datë 8 korrik 2008, për shkak se mori ryshfet nga të afërmit e një pacienteje që kishte operuar atë ditë. Me kohë policia kishte marrë informacione dhe denoncime për veprimtarinë e kirurgut-urolog Kastriot Dautaj, i cili dyshohet se ka kërkuar ryshfet edhe nga pacientë të tjerë më parë. Pasi ka marrë këto informacione policia ka organizuar shërbimet e saj, me qëllim që të realizojë kapjen në flagrancë të mjekut të dyshuar. Më 8 korrik 2008 ai ra në pranga për shkak se në zyrën e tij mori ryshfet 50 mijë lekë të reja nga babai i një vajze, që ishte operuar në veshka. E gjithë skena u filmua nga policia, e cila gjithashtu kishte instaluar edhe përgjues që regjistruan zërin e protagonistëve në ngjarje. Kastriot Dautaj, i cili jepte edhe mësim në Fakultetin e Mjekësisë, hodhi poshtë akuzën pas arrestimit, duke deklaruar në gjykatë se nuk dinte asgjë për paratë që u gjetën në xhepin e bluzës së tij të bardhë. Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit e lanë në qeli mjekun Dautaj mirëpo ai arriti të fitonte lirinë, për shkak se Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurimit nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie".               t.s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›