Vlorë, bllokohet ankorimi nga moti i keq
VLORE- Probleme dhe vështirësi në qarkullimin detar edhe në portin e Vlorës. Trageti i dytë i linjës me Brindizin përvec mbërritjes me 4 orë vonesë, dështon në tentativën e parë për ankorim, si shkak i dallgëve të mëdha të detit që shkon 7-8 ballë. Ende nuk dihet numri i saktë i pasagjerëve në traget, ndërsa po merren masa për ankorimin e tij. Ndërsa trageti i parë po ashtu i mbërritur me vonesë edhe pas ankorimit është vendosur në radë, që do të thotë se nuk do të lëvizë më në orët në vijim. Pritet që e njëjta situatë të krijohet edhe me tragetin e dytë që po ashtu pas ankorimit pritet që të mos lëvizë më drejt Brindizit. Sipas burimeve nga kapiteneria nëse kushetet e motit me det 7-8 ballë që po sjellin vështirësi në ankorim, do të vazhdojnë të tilla edhe në orët në vijim, mund të bllokohet edhe lëvizja e tragetit të dytë duke e vendosur atë në radë.
(m.a/News24/BalkanWeb)