E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, banorët në ditën e 3 të protestave

TEPELENë- Kanë vijuar ditën e tretë të protestës banorët e fshtarave të Tepelenës, tokat e të cilëve preken nga ndërtimi i hidrocentralit të Kalivacit. Edhe sot që herët në mëngjes ata kanë bllokuar rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Fier, pasi kërkojnë të dëmshpërblehen, për tokat dhe banesat që u përmbytën për ndërtimin e hidrocentralit. Në protestë për rreth 45 minuta kanë dalë rreth 200 banorë të komunave Krahëz, Qesarat, Lops dhe Qendër Memaliaj. Për të bllokuar rrugën ata kanë përdorur drunj dhe nuk kanë lejuar mjetet të kalojnë në aksin kombëtar Tepelene-Fier, gjatë kohës së protestës. Sipas tyre nga ndërtimi i tecit të Kalivacit janë 128 objekte që përmbyten dhe qindra ha tokë, për të cilat ata nuk kanë marrë vlerësimin real. Një tjetër shqetësim i banorëve mbetet kompesimi për cmimin e ulët për metër katror të tokave që do tu paguhet nga shpronësimi prej qeverisë shqiptare dhe investitori i huaj.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›