Premçi e Çano: Për dhjetë ditë mbyllim hetimet
Drejtori i Policisë së Qarkut të Fierit, Shemsi Premçi, ka dalë në një konferencë për shtyp dje, rreth orës 20:00, pak minuta pas mbërritjes së autorit të vrasjes në mjediset e Komisariatit të Policisë së Lushnjës. Premçi u shpreh se "autori i vrasjes së Bujar Krasniqit është shtetasi Klodian Stavri Premçe, 30 vjeç, bashkëfshatar me viktimën. Autori ka qenë endacak, pasi prej më se dy vjetësh ishte i përzënë nga banesa nga prindërit e tij, të cilët nuk e pranonin në shtëpi. Autori ka qenë person me precedentë të mëparshëm të vjedhjeve".
Ndërsa prokurori i Rrethit të Lushnjës, Petrit Çano, pasi ka falënderuar vartësit e tij për këtë operacion që zgjati 72 orë, u shpreh: "Unë deklaroj para jush se do të vazhdojmë hetimin e kësaj çështjeje, me qëllim për të dhënë një përgjigje sa më të shpejtë për motivin e qartë. Ne, si prokurori, brenda dhjetë ditësh, do të përfundojmë hetimin dhe do ta dërgojmë çështjen për gjykim".