Vrasja në Lushnjë, kapet autori
Tri ditë pas vrasjes së 40-vjeçarit Bujar Krasniqi, në fshatin Gradishtë të Lushnjës, policia ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes. Mësohet se mesditën e së mërkurës, uniformat blu të Komisariatit të Lushnjës kanë shoqëruar Klodjan Premçen, nga fshati Gradishtë. Mësohet se i riu, disa orë para vrasjes së Bujar Krasniqit, ka qenë duke luajtur domino me të dhe dy miq të tjerë, edhe këta banorë të zonës. Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje ka konfirmuar se gjatë lojës, viktima Bujar Krasniqi ka treguar se: "Tentova të ikja një herë në Greqi para disa ditësh, por nuk munda të mbërrij në vend, se më kapi policia. Harxhova edhe 300 euro, tani më kanë mbetur në shtëpi dhe rreth 700 euro, do mundohem të bëj një rrugë tjetër, për të cilën më ka premtuar se do të ma realizojë një mik".
Kjo deklaratë e dhënë gjatë lojës nga ana e viktimës, mendohet se ka shtyrë bashkëfshatarin e tij, Premçe, për t‘i shkuar rreth mesnatës në shtëpi me qëllim grabitjen e eurove. Të paktën ky është versioni që ka dhënë grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së Gradishtës. Po këto burime tregojnë për gazetën "Shqip" se policia shkoi drejt zbulimit të autorit pas mbledhjes së dhjetëra deklaratave dhe dëshmive nga personat e fundit me të cilët është takuar 40-vjeçari. Në lidhje me personin në fjalë, policia thotë se ai ende nuk është marrë në pyetje dhe po mbahet në mjediset e komisariatit, sepse po menaxhohen të gjitha provat e "kryqëzimit" të tij.
Burime të besueshme nga Policia e Lushnjës bëjnë të ditur se ka qenë dëshmia e xhaxhait të 30-vjeçarit që ka ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Pas vrasjes së Krasniqit dhe vënies së zjarrit në banesën e tij, 30-vjeçari Premçe ka shkuar në banesën e të ungjit i tronditur. Kur është marrë në pyetje, xhaxhai ka thënë: "Nipi ishte i tronditur. Madje, rrobat e tij ishin shumë të pista. Ishin me baltë dhe të lagura". Kjo deklaratë e xhaxhait të 30-vjeçarit ka bindur policinë më shumë. Burimet policore tregojnë se nga kontrolli në banesën e të ndaluarit si dhe në disa mjedise, ku ai shkonte shpesh në fshat, janë gjetur prova të tjera si eurot që ai ka vjedhur, por edhe sende me vlerë që mendohet se janë marrë nga banesa e viktimës. Forca të shumta policore kanë rrethuar fshatin Gradishtë dhe kanë ushtruar kontrolle me qëllim gjetjen e armës së zjarrit me të cilën 30- vjeçari dyshohet se ka kryer vrasjen. Kjo armë është gjetur në orët e pasdites.
Drejtori i Policisë së Qarkut të Fierit, Shemsi Premçi, i cili ka ndjekur nga afër të gjitha hetimet e kësaj ngjarjeje, pohoi për gazetën "Shqip" se autori është ndaluar dhe po punohet me metoda speciale ndaj tij. Drejtori Premçi ka thënë se autori nuk është marrë ende në pyetje, ndërsa provat e siguruara faktojnë veprën penale që ai ka kryer.
Policia e ka ende të vështirë gjetjen e një motivi të qartë që ka shtyrë 30-vjeçarin drejt ekzekutimit të Bujar Krasniqit. Versioni që jepet paraprakisht nga policia është grabitje me armë dhe vrasje, ndërkohë që burime të tjera pohojnë se pas vrasjes mund të fshihen arsye të tjera.