E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier League Çelsi turpëron 7-2 Sunderlandin e Canës

Autori i Lajmit: Redaksia
Londër – Blutë e Londrës kanë shkatërruar 7-2 ekipin e kapitenit të kombëtares sonë, Lorik Cana. Që në pjesën e parë ata shënuan katër herë në rrjetën e portierit Fulop, dhe të katër golat që u shënuan para syve të mesfushorit shqiptar Lorik Cana, i cili u aktivizua në rolin e mbrojtësit të qendrës në këtë takim. Nikolas Anelka hapi rezultatin në minutën e 8-të pasi shmangu me lehtësi Canën, i cili gabimisht kërkoi një pozicion artificial jashtë loje të francezit, duke e lejuar atë të shënojë pa ndonjë problem. Malouda shënoi në minutën e 17-të për të dyfishuar rezultatin, ndërsa pas pesë minutash tjera Ashley Cole shmangu Canën për të dërguar topin në rrjetë. Frank Lampard po ashtu arriti të futej në listën e golashënuesve të pjesës së parë, pasi gjeti topin me kokë në minutën e 34-të.

Pjesa e dytë

Edhe pjesa e dytë ndoqi të njëjtin ritëm si edhe e para. Michael Ballack çoi në pesë numrin e golave të Çelsit shtatë minuta pas pauzës (52’). Katër minuta më pas zëvendësuesi Boundeëijn Zenden ngushtoi disavantazhin në 5-1 duke shënuar një gol që lehtësoi sadopak vuajtjen e mysafirëve. Por Anelka dhe Lampard gjetën edhe nga një herë rrjetën në pjesë të dytë (65’ dhe 90’), ndërsa për Sunderlandin në listën e golashënuesve arriti të shënonte emrin edhe Darren Bent (90’). Kjo ishte fitorja më e thellë për Çelsin këtë sezon, por dhe humbja më e thellë për Sunderlandin gjithashtu. Çelsi çon në 48 numrin e pikëve në krye të tabelës së Premier Ligës, ndërsa Sunderland humbet edhe një vend, nga e 11-ta zbret në të 12-tën me 23 pikë, duk u barazuar përkohësisht me Evertonin. Mançester United do të vazhdojë t’i bëjë presion liderit e tabelës së Premier Ligës, Çelsi, pasi ka shënuar një fitore me rezultatin 3-0 ndaj Burnley-t në takimin e zhvilluar në Old Trafford. Që të tre golat për Djajtë e Kuq erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes. I pari që shënoi ishte Dimitar Berbatov në minutën e 64-të, që hapi rrugën edhe për një gol tjetër të shënuar nga Ëayne Rooney pesë minuta më pas (69’). Sulmuesi senegalez Mame Biram Diouf, erdhi nga stoli për të shënuar golin e tretë për vendasit në kohën shtesë të ndeshjes. United mbledh 47 pikë në vendin e dytë të tabelës, një më pak se Çelsi që tani kryeson me 48 pikë, por që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Arsenali që sot udhëton në fushën e Boltonit, mban vendin e tretë me 42 pikë. Liverpuli nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në transfertë ndaj Stoke Cityt, edhe pse kishte avantazhin deri minutat e fundit të ndeshjes. Pas një pjese të parë pa gola, mysafirët e Liverpulit kaluan në epërsi me anë të mbrojtësit grek, Sotirios Kyrgiakos, 12 minuta pas pjesës së dytë (57’), por të zgjedhurit e Rafa Benitez nuk arritën ta ruajnë epërsinë. Vendasit arritën të barazojnë me anë të një mbrojtësi tjetër, gjermanit Robert Huth, në minutën e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes (90’). Dirk Kuyt pati një mundësi të shkëlqyer për të marrë tre pikët në momentet e fundit të lojës shtesë, por goditja e tij me kokë u ndalua nga shtylla. Liverpuli do të vazhdojë të mbajë pozitën e shtatë me 34 pikë, pozitë kjo që kërcënohet nga Birmingham City (33 pikë) që sot më vonë udhëton në fushë të Portmsouth. Evertoni ka bërë një paraqitje të shkëlqyer për të arritur një fitore me rezultatin 2-0 në fushën e Mançester Sitit, duke i shkaktuar humbjen e parë në Premier Ligë trajnerit Roberto Mançini.

Ky lajm është publikuar: 17/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›