Premier Liga, kampionati më i mirë i 2008-s
Premier Liga ka qenë kampionati më i mirë në botën e futbollit për vitin 2008, sipas IFFHS s (Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikës në Futboll). Kampionati anglez me 1 192 pikë përsëriti suksesin e vitit 2007. Seria A italiane është ngjitur nga vendi i tretë në të dytin me 1 031 pikë. Në vendin e tretë ndodhet surpriza Argjentinë, e cila ka lënë pas Spanjën, që zbret nga podiumit. Nuk është ndonjë çudi, pasi, me përjashtim të Barcelonës, asnjë klub spanjoll nuk ka pasur vazhdimësi në pjesën e fundit të sezonit. Zbritje ka edhe Bundesliga, e cila, pavarësisht nga dueli interesant Bajern Hofenheim, ndodhet në vendin e gjashtë, poshtë kampionatit brazilian. Franca, Meksika, Portugalia dhe Ukraina janë kampionatet e tjera që kompletojnë "Top 10", sipas IFFHS s. Vetëm në vendin e 11 të ndodhet Turqia, që lë pas Greqinë dhe Holandën. Kampionati rus zbret nga vendi i 13 të në të 17 in. Kampionati më i mirë i Azisë ka qenë edhe një herë ai i Japonisë, përpara Uzbekistanit, Singaporit dhe Libanit. Vetëm në vendin e 77 të është kampionati amerikan.
Renditja IFFHS
1.Angli 1 192
2.Itali 1 031
3.Argjentinë 1 020
4.Spanjë 952
5.Brazil 942
6.Gjermani 922
7.Francë 847
8.Meksikë 683
9.Portugali 649
10.Ukrainë 620