E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët, koncert në Akademinë e Arteve

Stina Koncertore e Dimrit vazhdon sot në orën 19:00 në skenën e Akademisë së Arteve me studentët e Fakultetit të Muzikës. Programi i këtij koncerti të dytë për sezonin artistik përfshin emra të njohur të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj, si Kristo Kono, Vangjo Nova, Moxart, Bach, Glinka, Liszt. Protagonistët e mbrëmjes do të jenë studentëtFjorda Veizaj (piano), Fabian Sali (kanto), Sevastia Dheri (piano), Ilirjana Gjoni (piano), Martin Kushi (violonçel), Merita Balliu (piano), Adhurim Grezda (kanto) Marisa Trako (piano), Viola Baholli (violë), Julian Gjojdeshi (kanto),Ilda Mema, (piano) dhe Albi Binjaku, violinë. Stina koncertore e dimrit për gjatë gjithë muajit janar do të realizojë koncerte me studentë të Fakultetit të Muzikës. Mbyllet më 2 shkurt me operën “Orfeo dhe Euridice” të kompozitorit Christofer Willibald Gluck.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›