E Hënë, 2 Nëntor 2026

Premier Liga nuk e njeh pushimin

26/12/2004  

Krejt ndryshe nga gjithë kampionatet e tjera nëpër Evropë, të cilat arrijnë të gjejnë kohën për të pushuar në festat e fundvitit, në Angli fjala pushim nuk ekziston. Duket sikur atmosfera e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri nuk kanë për ta ndalur vrullin e jashtëzakonshëm të Premier Ligës. Në fakt deri në ditën e Shën Stefanit, në 5 janar janë programuar plot katër ndeshje kampionati të shkëputura në ditë të ndryshme. Kështu, gjithçka do të nisi ditën e sotme me ndeshje të tilla si Çelsi-Aston Vila dhe Arsenal-Fulham. Fundi i kësaj maratone të gjatë që do të përfshijë edhe ditën e parë të vitit 2005 do të mbyllet me ndeshjen e datës 5 janar Sauthempton-Fulham. Në këtë mënyrë krenaria angleze nuk di të ndalet në botën e futbollit edhe pse përpara janë festa të tilla kaq tradicionale. Vetëm brenda dy javësh nga data 26 dhjetor deri në datën 5 janar ishulli britanik do të dridhet sërish nga emocionet e futbollit spektakolar. Pas festimeve në ditën e Krishtlindjeve menjëherë gjithë skuadrat e Premier Ligë do të zbarkojnë në fushë për sa i takon javës së 19-t. Më pas vetëm një ditë pushim do të quhej e mjaftueshme për t’iu rikthyer sërish fushës së blertë në datën 28 dhjetor, ku supersfida e radhës do të jetë ajo midis Njukasëllit e Arsenalit. Edhe ditën e parë të vitit nuk do të ketë pushim për anglezët, të cilët do t’i nisin takimet e radhës me atë të orës 12:45 midis Liverpulit e Çelsit. Kjo përplasje e madhe do të pasohet edhe nga nëntë ndeshje të tjera në po të njëjtën pasdite. Vetëm dy ditë pushim mjaftojnë dhe më pas turneu i gjatë në Premier Ligë kompletohet në datën 4 dhjetor me takimin midis skuadrës së drejtuar nga Redknap dhe asaj të Koleman. Pas kësaj sfide më në fund lojtarë e tifozë mund të fillojnë të marrin frymë lirisht sepse kampionati do të rikthehet vetëm në datën 15 janar. Deri tani në Premier Ligë vetëm Çelsi ka arritur të tregoj një ecuri pozitive duke ruajtur akoma diferencën e pesë pikëve nga topçinjtë e Londrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›