E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premiera e "Salomesë" kthen në skenë zërin e mrekullueshëm të Edit Mihalit



Izaura Ndoj

"Salome" është një opera me një akt, që do të ngjitet në skenën e Teatrit Operas dhe Baletit. Një suprizë gjatë këtij edicioni është rikthimi i sopranës së vjetër Edith Mihali pas kaq kohësh duke kënduar me libertin e Oskar Ëilde, “Salome” të Strausit në TOB. Në veprën “Salome” me muzikë të kompozitorit austriak Richard Strauss dhe libret sipas shkrimtarit irlandez Oscar Ëilde sopranoja do të interpretojë bashkë me një kastë të gjerë artistësh nën regjinë e Patrizia Panton, një prej shumë të ftuarve në këtë premierë. Skenografia vjen nga Platon Bardhi, ndërsa si koreograf kontribuon Denis Ganio. Legjenda e saj e merr spunton dhe subjektin nga libri i shenjtë i Biblës. Në versionin origjinal të saj, Salome shumë shpejt cilësohet si një vajzë adoleshente e pamoralshme që kërkon kokën e profetit, në mënyrë që të plotësojë dëshirën e nënës së saj hakmarrëse. Opera ka qenë e famshme për kërcimin e saj të shtatë vellove, që zakonisht përshkruhet si kërcimi i Salomes. Ky kërcim është shumë oriental në orkestrimin e tij. Gjatë këtij kërcimi Salome heq me ngadalë të shtatë vellot që mbulojnë shtatin e saj, duke rënë e zhveshur në këmbët e Gjon Pagëzorit. Pastaj ajo kërkon kokën e profetit në një pjatë argjendi. "Salome" tani njihet më mirë si një opera me një finale shokuese, gjatë së cilës princesha Salome deklaron dashurinë e saj për kokën e rreptë të Gjon Pagëzorit që më parë e refuzoi. Në Teatrin shqiptar të Operas e Baletit, ajo vjen si bashkëpunim i një sërë emrash të njohur të operas shqiptare dhe asaj të huaj. Një numër i madh artistësh kanë filluar punën për premierën e kësaj opere, që do të shfaqet për herë të parë në datën 15 nëntor.

Kush është “Salome”
Salome ka qenë e famshme për kërcimin e saj të shtatë vellove, që zakonisht përshkruhet si kërcimi i Salomesë. Ky kërcim është shumë oriental ne orkestrimin e tij. Gjatë këtij kërcimi Salome heq me ngadalë të shtatë vellot që mbulojnë shtatin e saj, duke rënë e zhveshur në këmbët e Gjon Pagëzorit. Pastaj ajo kërkon kokën e profetit në një sini të artë. Kurse tani njihet më mirë si një operë me një finale shokuese, gjatë së cilës princesha Salome deklaron dashurinë e saj për kokën e rreptë të Gjon Pagëzorit. Për vënien në skenë të kësaj shfaqjeje janë ftuar Nausicaa Policiçhio, Roy Stevens, Thomas Gazheli dhe Aleksandar Dojkovic. Interpretojnë Sonila Baboçi, Edith Mihali, Lindita Kola, Oltion Mëhilli, Gilmond Myftari, Erlind Zeraliu, Denis Skura, Elson Braha, Eduard Sokoli, Armando Likaj, Genci Vozga, Pandush Koko, Rezarta Qevani, Sokol Hidersha etj. Opera do të shfaqet në datat 15, 17, 19 dhe 21 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.Gjithçka fillon që nga pamjet e një tarrace të madhe në pallatin e Herodit, e vendosur mbi sallë. Disa ushtarë janë përkulur mbi ballkon. Në të majtë të tyre gjendet një shkallë gjigande e vjetër, një cisternë e rrethuar nga një mur bronzi e gjelbër. Hëna po ndriçon me shumë shkëlqim. Narraboth vështron nga tarraca në pallatin e Herodit në sallën e banketit princeshën e bukur Salome, me të cilën ai ka rënë në dashuri. Zëri i Jochanaan, pejgamberi dëgjohet nga i burgosuri i tij në pallatin e rezervuar, ndërsa Herodit kishte frikë prej tij, ndërkohë që kishte urdhëruar që askush nuk duhet ta kontaktojë atë, duke përfshirë këtu edhe Priftin e Lartë të Jeruzalemit. Oscar Ëilde fillimisht e ka shkruar operën e tij “Salome” në frëngjisht. Strauss e pa lojën në versionin Lachmann dhe vendosi menjëherë për ta përpunuar në një opera. Strauss e ka kompletuar operën në gjuhën gjermane. Ndërkohë, ky është një version që e ka bërë të njohur gjerësisht veprën në fjalë.

10 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›