Xhaferri: Strategjia, si do të zhvillohen investimet cilësore në sektorin e turizmit
Ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri ka shpalosur objektivat e zhvillimit të turizimit në Shqipëri. Sipas Xhaferrit, objejtiv i dikasterit që ai drejton, por edhe i qeverisë shqiptare është kthimi i Shqipërisë në një destinacion kryesor të turizimit mesdhetar. Xhaferri tha se zhvillimi i qëndrueshëm e konkurrues i turizmit do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës, në nxitjen dhe zhvillimin e aktiviteteve tё tjera ekonomike tё lidhura me turizmin, si artizanati, suveniret, bujqësia, nё pёrmirsimin e jetёs sё popullsisё sё zonave pritëse si dhe në ruajtjen e trashëgimisё natyrore e kulturore etj. Ministri tha se ndryshe nga katër vite më parë, Shqipëria është gati për të pritur investime cilësore në sektorin e turizmit. Sipas tij është krijuar infrastruktura bazë, për të pritur investime cilësore si në ndërtimin e Hoteleve cilësore me katër dhe pesë yje, ndërtimin e resorteve turistike, ngritjen e fushave të golfit, hapjen e qendrave zhytёse argёtuese, në investime në zhvillimin e turizmit ujor si dhe në
investime për zhvillimin e aktiviteteve argëtuese sportive dimёrore, si qendra skish etj. Xhaferri tha se një ndër kërcënimet serioze që i vjen investimeve cilësore ne turizim është problematika e mbetjeve urbane. Sipas tij, problemi i mbetjeve urbane nuk është vetëm problem i qeverisjes vendore dhe nuk mund të zgjidhet vetëm nga qeverisja vendore. ”Kjo çështje kërkon angazhim të qeverisjes qendrore, qeverisjes vendore, shoqërisë civile dhe qytetarit”, tha ai. Sipas kreut të MKTRS-së, do të bëhet maksimumi për të ruajtur tendencën e rritjes së numrit të turistëve të huaj, që vijnë në Shqipëri në sezonin veror . Përsa i përket turizmit kultutore, MKTRS-ja do të përmirësojë prezantimin e monumenteve të kulturës, qendrave arkeologjike dhe muzeve të saj, me qëllim krijimin e një pakete zyrtare afro 10 ditore, që turistët mund të zgjedhin për të vizituar. Për këtë do të përmirësohet aksesi i vizitorëve në Butrint, do ndërhyhet në menaxhimin e Parkut Arkeologjik të Apollonisë nëpërmjet gërmimeve arkeologjike në funksion të turizmit dhe rigjenerimin e muzeut arkeologjik, do investohet në Amfiteatrin e Durrësit dhe do rikonceptohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, do bëhet përmirësimi i infrastrukturës rrugore në bashkëpunim me MPPTT për rrugën e Kalasë së Lezhës si dhe përmirësimi i Muzeve të Krujës e Kalasë së Shkodrës. Të gjitha këto ndërhyrje mund të krijojnë një oferte solide të turizmit kulturor. Kjo përbën në vetvete edhe politikën më të mirë për të promovuar turizmin. Vlen të theksojmë punën e nisur për rikonceptimin e Muzeut Historik Kombëtar në bashkëpunim me UNDP dhe UNESCO dhe financim të qeverisë spanjolle.
Në vijim të nismave për turizmin kulturor do të ruhet dhe zhvillohet më tej tradita artizanale. Lidhur me turizmin malor, projekti i sukseshëm i 40 haneve i nisur nga GTZ në Theth rezultoi i sukseshëm dhe MTKRS e mbështeti si model dhe mendohet të zgjerohet si projekt në zonat Valbonë, Vermosh dhe Pukë.
10 Nentor 2009