E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimi i naftës mund të kalojë 100 dollarë fuçia

08/06/2009  Parashikimi

Çmimi i naftës mund të arrijë 100 dollarë për fuçi. Parashikimin e bëjnë ekspertët amerikanë të fushës, duke e lidhur me faktin e krijimit të likuiditeteve monetare, të cilat në fakt nuk ekzistojnë, por që japin presione te lëndët e para. Mediat citojnë se sipas tyre, problemi i vërtetë qëndron në faktin se ekonomia botërore nuk është ende gati të përballojë çmime të larta të karburantit, lënda e parë më e përdorur në shumë biznese. Ndërkaq, bursat po mbyllen me çmime gjithnjë e në rritje të naftës, duke treguar shenja të përkeqësimit të situatës. Pas rekordit historik të fuçisë së shitur në gusht 2008, me 147 dollarë dhe uljes në janar 2009, në 32.08 dollarë, aktualisht "ari i zi" është kuotuar me 70,32 dollarë. Çmimi i karburanteve në vendin tonë u rrit pak ditë më parë me 5-10 lekë, për shkak të ecurisë së tregjeve financiare ndërkombëtare. Gjatë muajve të verës pritet që konsumi i karburanteve në vendin tonë të pësojë rritje. Kjo për shkak të shtimit të numrit të turistëve, por edhe emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›