E Diel, 1 Nëntor 2026

Premtimi i pambajtur, Berisha nuk shemb ndërtimet pa leje në bregdet

Sot është data 4 shtator. Gati dy javë më parë, në daljen e radhës mediatike nga selia e qeverisë kryeministri Berisha bëri një premtim solemn se duke filluar nga data 1 shtator do të niste një super aksion për të shembur çdo ndërtim pa leje në bregdet. Madje kreu i ekzekutivit tha se këtë duhet ta bënin vetë subjektet në të kundërt do të merrnin faturën financiare që do të kushtonte qeverisë për të ndërmarrë aksionin. Kryeministri Berisha kur foli për ndërtimet pa leje në zonat bregdetare, tha se 1 shtatori do të jetë vendimtar për rrëzimin e tyre. 1 shtatori do të shënojë zbatimin më rigoroz të ligjit nga Ksamili deri në Velipojë për të gjithë të babëziturit që ndërtojnë në bregdet, ndërkohë që ka sipërfaqe të pafundme ku mund të ndërtojnë, nuk duhet zbatuar prona e shtetit, deklaroi Berisha në mbledhjen e qeverisë. Berisha theksoi se me rënien e fluksit turistik e gjithë forca e ligjit do të rëndojë mbi ndërtimet pa leje, ndaj këtyre njerëzve që duan të shkatërrojnë këto pasuri natyrore që janë dhuratë nga Zoti, ndërsa theksoi se nëse i shembin vetw do të paguhen.
Sot jemi katër ditë nga nisja e muajit Bregdeti është boshatisur nga pushuesit, por jo nga ndërtimet pa leje. Asnjë ruspë nuk është parë përgjatë bregdetit, kurse Inspektoriatet vijojnë pushimet e luksit verore  Po kryeministri ku është?. A nuk duhet të ishte në ballë të këtij superaksioni?!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›