E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Bamir Topi vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të homologut Abdulah Gyl

Presidenti i Republikës, Bamir Topi niset sot për një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të homologut të tij Abdulah Gyl. Kreu i Shtetit dhe delegacioni që e shoqëron do të qëndrojnë dy ditë në Turqi. Në axhendën e kreut të shtetit përfshihen takime me Presidentin Abdulah Gyl, Kryeministrin Taip Erdoan, me kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë Koksall Toptan si dhe do të marrë pjesë në seancën parlamentare të Parlamentit turk. Në axhendën e Presidentit të Republikës, Bamir Topi përfshihen takime me biznesmenë turq dhe shqiptarë, takime me përfaqësues të dhomave të tregtisë, autoritet lokale, si dhe një vizitë e veçantë në Universitetin e Bosforit. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›