Shqipëria 100 mijë euro ndihmë për Forcat e Sigurisë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha deklaroi dje se Shqipëria do të dërgojë specialistë nga forcat e saj të armatosura për të trajnuar dhe ndihmuar në ngritjen e forcës së sigurisë së Kosovës. Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hup Shefer, ministri Basha e informoi se Shqipëria do të kontribuojë në fondin për krijimin e forcës së sigurisë së Kosovës me një shumë prej 100 mijë euro. Për sa i takon zhvillimeve në Kosovë, Basha tha se qeveria shqiptare mbështet vendosjen sa më të shpejtë të misionit të EULEX-it në të gjithë territorin e vendit, në përputhje me kushtetutën e ligjet e Kosovës, siç parashikon paketa Ahtisari. Gjithashtu, Basha përsëriti qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të plotë të autoriteteve shtetërore të Prishtinës. ...