Presidenti Barak Obama viziton sot Indonezine

Presidenti Barak Obama dhe Zonja e Pare Mishel Obama pritet te mberrijne ne Xhakarta gjate dites se sotme. Kjo vizite eshte shtyre dy here deri me tani per arsye te dy situatave te brendshme ne SHBA njera prej te cilave ishte ndotja me nafte e Gjirit te Meksikes.
Gjate takimit te sotem jane planifikuar te zhvillohen bisedime dypaleshe me presidentin Indonezian Susilo Bambang Yodhoyono dhe diten e neserme eshte planifikuar nje vizite ne xhamine me te madhe te Indonezise si dhe nje fjalim drejtuar popullit te Indonezise ku z.Obama kaloi disa vite te jetes se tij kur ishte femije.
Ndonese nuk dihet se cfare do te thote presidenti gjate fjalimit te tij ne Universitetin e Indonezise zyrtare te Shtepise se Bardhe paraqiten nje veshtrim te shpejte per kete fjalim perpara gazetareve ne Nju Delhi.
Ndihmes Keshilltari per Sigurine Kombetare te Komunikimit Strategjik ne Shtepine e Bardhe Ben Rhodes pershkroi ate qe e quajti si nje lidhje direkte mes objektivave te z. Obama ne Indi dhe piksynimeve qe ai do te kete per Indonezine
shte i njejti objektiv ne kuptimin qe eshte per te zgjeruar bashkepunimin ne fusha te tilla si energjia e paster rritja ekonomike lufta kunder-terrorizmit dhe ndryshimet klimatike. Pra eshte e njejta axhende por ceshtja eshte se kur do te jemi te gatshem qe te bashkepunojme me keto fuqi ne zhvillim per keto ceshtje. - tha ai
Rhodes tha se Indonezia pershtatet krejtesishte me fokusin e presidenti Obama ne Azi per demokracite ne zhvillim qe jane gur themeli per orientimin strategjik te SHBA ne shekullin e 21-te.
Zyrtari thote se ashtu sic beri dhe ne Indi presidenti Obama do te flase ne Indonezi per partneritetin potencialet per zhvillimin ekonomik si dhe ceshtjet e demokracise dhe diversitetit.
Presidenti Obama e konsideron Indonezine si pjese integrale te perpjekjeve te SHBA per te permbushur angazhimet me organizatat rajonale ne Azine Lindore dhe Juglindore sic jane ASEAN-i dhe G-20.
Samitit i G-20 ne Seul te Korese se Jugut eshte destinacioni i rradhes i presidentit Obama mbas Indonezise . Indoenzia do te organizoje samitin e Azise Lindore ne Xhakarta vitin e ardhshem nje organizim ku z.Obama ka premtuar se do te marre pjese.