Vrasja e gjermano-perëndimorit në Murin e Berlinit dhe tensionet me Perëndimin
Gazeta tregon operacionet e ndihmës së Forcave Aleate në ndihmë të refugjatëve. Si u la të vdesë 18-vjeçari pa i dhënë ndihmën në murin që ndante dy botët
David Binder
Ushtria aleate dhe personeli i ambulancave mjekësore kanë qenë të urdhëruar të mos lëvizin për të dhënë ndihmën në radhët civilëve të plagosur prej hapjes së zjarrit nga rojat e armatosura komuniste në Murin që ndan Berlinin Lindor me atë Perëndimor. Siç informojnë burimet e Shteteve të Bashkuara, ata ishin vendosur këtu sot, pas një përpjekjeje të pasuksesshme gjatë ditës së djeshme për të dërguar një ambulanca ushtarake britanike brenda Berlinit Lindor, që të ndihmojë një të ri gjermano-perëndimor, që ishte qëlluar nga rojat e armatosura gjermano-lindore.
Vrasja e 18-vjeçarit
Burimet thonë se personeli i ambulancës së forcave aleate është vendosur në pikën e kryqëzimit Friedrichstrasse që më 21 gusht dhe ishte udhëzuar që të “bëjë negociata me palën tjetër” që të kalojë matanë dhe të ndihmojë refugjatët që ndodheshin përtej murit. Urdhrat i udhëzonin ata të ktheheshin në stacionet e tyre nëse gjermano-lindorët refuzonin që të kalonin. Kjo është ajo që ndodhi dje në Berlin. Incidenti tregoi testin e parë të skemës së ambulancës së forcave aleate qëkur kjo ishte njoftuar shtatë javë më parë prej komandave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë dhe Francës. Ambulancat e ndihmës ishin dërguar në kryqëzimin e Friedrichtstrasse pasi 18-vjeçari Peter Fechter ishte qëlluar nga rojat gjermano-lindorë të kufirit më 17 gusht dhe e lanë t’i rridhte gjaku derisa vdiq atje pas murit. Incidenti provokoi protesta në Berlinin Perëndimor, të cilët sulmuan automjetet ushtarake ruse si dhe ato që mbanin ushtarët brenda zonës Perëndimit, që shkonin për të bërë detyra të ndryshme.
Përpjekje për marrëveshje
Sot diplomatët që ndodheshin këtu po çuditeshin nëse plani i ambulancës mund të jetë lënë qëkur gjermano-lindorët, me sa duket, kishin vendosur të mos lejonin automjete brenda pjesës së qytetit të tyre. Është thënë se aksioni duhet nisur me autoritetet e ushtrisë perëndimore përpara se të qëllohej Fechter. Ndjesia e tyre, pas incidenteve të tjera të ngjashme, të ndodhura edhe më parë, ishte se ata “nuk do të qëndronin në vend-numëro”, për të lejuar kalimin e refugjatëve pa u përpjekur që t’i ndihmojmë. Propozimi i tyre për ambulancat ishte dhënë nga Uashingtoni, i cili ishte diskutuar për shumë javë. Pastaj, vrasja e të riut Fechter shkaktoi nxitjen për vendosjen e saj. Një oficer i lartë ushtarak zbuloi ekzistencën e një skeme tjetër, që drejtohej nga një ushtar amerikan i paarmatosur, i cili do të shkonte të shpëtonte një refugjat, duke inskenuar një rrethanë të ngjashme. Burimet zyrtare thonë se ky urdhër ishte firmosur në fillimin e pranverës së këtij viti, por në mënyrë të qartë ai nuk ishte marrë parasysh. Burimet e këtushme citojnë se aksioni britanik në dërgimin dhe tërheqjen e ambulancës dje u përshtat plotësisht me marrëveshjet e aleatëve rreth ndihmës për refugjatët në ndodheshin në Gjermaninë Lindore.
Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 7 tetor 1962
Titulli është redaksional. Titulli origjinal është “Perëndimi kufizon veprimet e tij”
Përgatiti: Albert Gjoka
Në numrin e ardhshëm do të lexoni:
Nexhmije Hoxha denoncon Hrushovin, nis ndëshkimi për Liri Belishovën
Gazeta amerikane publikon dy artikuj në lidhje me reagimin e Frontit Demokratik të Gruas dhe deklaratat e Liri Belishovës
Bashkëshortja e kryetarit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, Nexhmije Hoxha, denoncon veprimet e Kremlinit
Përjashtimi i Liri Belishovës nga Byroja Politike dhe Komiteti Qendror i Partisë në lidhje me mbështetjen pro-ruse
Për më shumë, na lexoni në numrin pasardhës
18 Mars 2008