Presidenti Sejdiu ka udhëtuar për në SHBA
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ftuar nga World Affairs Council në San Francisko, ku edhe do të mbajë edhe një ligjëratë në këtë institucion prestigjioz.
Zyra e presidencës njofton se Sejdiu është nisur gjatë ditës së djeshme, ndërsa gjatë qëndrimit në SHBA do të mbajë ligjëratë, sikurse kanë prezantuar edhe shumë liderë të shteteve të tjera.