E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Sejdiu në nëntor, vizitë në Tiranë



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vjen në Tiranë në mesin e muajit nëntor me ftesë të homologut shqiptar, Bamir Topi. Kreu i shtetit më të ri të botës është ftuar nga z. Topi gjatë mbledhjes së para disa ditëve të OKB-së, në SHBA. Ndonëse ende nuk ka një datë fikse për ardhjen e Sejdiut në Tiranë, mësohet se gjatë qëndrimit në Shqipëri ai do të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së ndërtesës për ambasadën kosovare. Kjo, për faktin pasi ambasadori Gazmend Pula i cili paraqiti para tri ditëve letrat kredenciale, përkohësisht është vendosur në një nga ndërtesat në “Rrugën e Kavajës”. Por rezidenca e tij, dhuratë nga qeveria shqiptare, është tek Vila nr. 6, në qendër të Tiranës, konkretisht mes ambasadës ruse dhe asaj serbe. Kjo ndërtesë i është nënshtruar restaurimit të plotë dhe pritet të përfundojë brenda dy javëve, kohë që përkon dhe me vizitën zyrtare të Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›