E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Në 2009-ën, koalicion gjithëpërfshirës



Partia Republikanë insiston për krijimin e një koalicioni të djathtë gjithëpërfshirës. Kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu, pohoi dje se në mbledhjen e asamblesë rajonale të PR-së të qarkut të Fierit, se në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare duhet zgjeruar aleanca e djathtë me qëllim fitoren e një mandati tjetër qeverisës. ''PR-ja i qëndron idesë që koalicioni të jetë gjithëpërfshirës, ku brenda tij të marrin pjesë partitë e djathta që janë brenda jetës parlamentare dhe jashtë saj dhe rruga e vetme për ndërtimin e koalicionit, është diskutimi i Kodit Zgjedhor dhe aleancave, ku të përcaktohet pesha elektorale e çdo partie", - tha z. Mediu. Që nga Fieri, Mediu falënderoi Presidentin Bush për firmosjen e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, gjë që, sipas tij, "e bën Shqipërinë de facto të ndihet anëtare me të drejta të plota, duke rritur përgjegjësitë për qeverinë dhe opozitën".

Kryetari i PR-së ka kërkuar që anëtarët e asamblesë rajonale të qarkut të Fierit të organizohen që tani me formimin e shtabeve elektorale, propozimin e kandidaturave nga ky qark për deputetë, përcaktimin e anëtarëve të qendrave të votimit etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›