E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, ndër qytetet më të rrezikuara nga tërmetet

TIRANE-Një studim i universitetit të Kalifornisë në SHBA, rendit Tiranën në listën e metropoleve të botës në rrezik nga tërmetet. Studimi i publikuar në gazetën amerikane "NYTimes" dhe gazetën italiane "La Repubblica", thekson se brenda 40 viteve të ardhshme këto qytete kanë rrezik të goditen nga tërmetet. Sipas studimit, "për shkak të mbipopullimit të shpejtë dhe ndërtimeve që janë përpjekur të ndjekin ritmin e mbipopullimit, do të mjaftonte që goditja të ishte 6 deri në 7 ballë dhe pasojat do të ishin shkatërruese".
Roxher Bilham, profesor i Universitetit të Kalifornisë ka bërë publike në këtë studim edhe një "hartë të ardhshme tërmetesh", ku theksohet se lëvizjet sizmike preferojnë të godasin atje ku janë pikat tona më të dobëta. "Stambolli, për shembull, është një qytet "i dobët" për sa i përket pikëvështrimit sizmik që është rritur me një shpejtësi të madhe. Në vetëm 50 vjet ka kaluar nga 1 milion banorë në 10 milionë të tillë që jetojnë në pjesën më të madhe në ndërtime të kryera pa asnjë kriter antitërmet apo antisizmik", - shprehet një nga autorët e studimit. Ai shton ndërkaq se "një tërmet si ai që goditi Haitin, në Stamboll mund të shkaktojë nga 30 deri në 40 mijë viktima dhe të lëndojë të paktën 120 mijë persona. Janë të shumta ndërtesat e bëra në lartësi pa marrë parasysh kapacitetet strukturore të kolonave apo mureve mbështetëse. Ka prej atyre që janë të rrezikshme edhe pa pasur lëkundje sizmike". Rritja e popullsisë urbane rritet me rreth 2 miliardë që nga mesi i shekullit, pa e ditur se është bërë një "armë e fuqishme e shkatërrimit në masë". Ky studim është bërë nga Roger Bilham, i Universitetit të Kalifornisë, i cili ka hartuar hartën e qyteteve me rrezikun më të madh sizmik në botë. Ku në këto qytete mund të shkaktohet një tërmet katastrofik në 40 vitet e ardhshme. Arsyet sipas studiuesve janë ndërtesat e shumta që janë ngritur në lartësi pa marrë parasysh kapacitetin e shtyllave strukturore apo muret më poshtë, duke bërë që stabiliteti i tyre të jetë në rrezik edhe pa një tërmet. është e njohur gjithashtu se shumë ndërtesa janë ndërtuar me rërë dhe në det, mbeturina hekuri që i bëjnë ato edhe më të prekshme ndaj çdo veprimtarie sizmike. "Ato janë gjithashtu bomba me sahat në Karaçi, Pakistan, Nepal, në Katmandu, Lima dhe shumë qytete të tjera të populluara", - ka theksuar studiuesi Bilham për "New York Times". Për Teheranin, Bilham ka llogaritur se një tërmet që në ishullin Haiti ka shkaktuar 230.000 viktima, mund të shkaktojë vdekjen e një milion njerëzve. Disa gjeologë iranianë kanë lobuar në mënyrë të përsëritur ndaj qeverisë për të lëvizur popullatën kryeqytetase që banon pranë një qendre me aktivitet të lartë sizmik. "Por situata është e rëndë edhe në shumë qytete në vendet e industrializuara, sidomos në Evropë, ku ka shtëpi që datojnë shekuj përpara. Nga Lisbona të Messina, nga Tirana në Athinë, është shumë e mundshme se tërmete të madha (6-7 Rihter), mund të jetë katastrofike. Ndërtesat janë vetëm një kurth vdekjeje në rast të tërmetit", - shprehet Bilhman në studimin mbi kryeqytetet me rrezikshmëri të lartë sizmike.

(La Repubblica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›