Rusët zgjojnëëndrrën e hershme në Butrint
TIRANE-Dy net natë më parë në Butrint ka nisur edicioni i 11-të i
Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, me shfaqjen shekspiriane “ëndrra e një nate vere”. Me të rikthehet në Butrint për të tretin vit regjisori Aleksandër Morfov. Regjisori i shquar bullgar ia ka dalë të sjellë si shfaqje të suksesshme e të pëlqyeshme, si nga publiku edhe nga personalitete të skenës e të artit, “ëndrrën e një nate vere”. Ka qenë komedia shekspiriane që ka çelur edicionin e 11-të të Festivalit të Butrintit. “ëndrra e një nate vere”, që erdhi në një version të ri nga trupa ruse, ishte një komedi e këndshme, Nga mesazhet dhe problematika e gjerë që ka Shekspiri, trupa ruse u fokusua në dashurinë e tradhtuar. Regjisori Morfov ka nënvizuar një nga mesazhet e Shekspirit: “Asnjëherë s’jemi ngopur me gratë dhe të dashurat tona, dhe as ato me ne”. Në trajtimin e tij regjisorial ndaj veprës së Shekspirit, spektatori, që është njohës i versioneve të tjera të ardhura në Butrint të kësaj vepre, ka vënë re një liri “të tepruar”, aq sa ajo duket një vepër më shumë e regjisorit sesa e komediografit të shquar. Përpara se të niste shfaqja e parë e edicionit të 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti 2000”, në skenën e festivalit përshëndeti të pranishmit drejtori i tij, Alfred Bualoti. Ai kujtoi se ky festival nisi si një ëndërr ballkanike, për të mbërritur në edicionin e 11-të të çelet me “ëndrrën e një nate vere”. Bualoti tha se kjo shfaqje vjen me të veçantën e produksionit të një regjisori të madh, sa modest edhe madhështor, si Aleksandër Morfov, të cilin e ka ftuar në skenë, ku ka marrë medaljen “President Nderi” i festivalit. Duke e marrë atë, Morfov tha se u dashurua me këtë vend nga viti i parë që erdhi këtu. “Atmosfera e Butrintit më bëri ta dashuroj, mund të numërohem si propagandues më i madh për këtë vend, se këtu është një vend unik për teatrin. Si nga ekipi i festivalit, por më e rëndësishme që më detyron të rikthehem këtu është se e konsideroj vendin më të mrekullueshëm për të bërë teatër. është i vetmi vend në botë ku mund të dëgjosh zërat e artistëve dhe shpirtin e Zotit”, - ka qenë fjala e Morfov në ceremoninë e hapjes së festivalit, pasi organizatorët e kanë shpallur president i këtij eventi. Morfov ka dalë para publikut të Butrintit duke thënë se po mat “forcat” e tij krijuese. Me heqjen e titrave ai ka besuar se kështu mund të kuptohet nëse një teatër është i mirë. është krijuar dhe një atmosferë perceptive në konferencën për shtyp, se si ky regjisor ndërton marrëdhëniet me spektatorin duke u shprehur: “Në procesin e provave, çfarë më ushqente ishte vetëm që të dëgjoja tekstin e Shekspirit. Kur aktorët interpretojnë, atëherë krijojnë një kënaqësi të madhe. Kam tradhtuar principin kryesor, që shfaqja e mirë është dhe pa përkthimin e tekstit”, - ka thënë ai.
Historia
Historia fillon në teatrin e Athinës, ku artistët hyjnë në skenë në mënyrë të paligjshme dhe pas disa ditësh lidhjet e dashurisë shpërthejnë. Regjisori ka zgjedhur një tragjedi, ku brenda saj ndodhin intrigat dhe bota shekspiriane. Kjo shfaqje flet mbi magjinë e dashurisë, e cila paraqitet në imazhe të ndryshme: nga një pasion i pakontrollueshëm që ka një fuqi magjike për të tërhequr meshkujt dhe femrat. Kjo shfaqje prek pasionin më të bukur dhe më absurd; një pasion për teatrin, i cili shfaqet si e vetmja ëndërr e mundshme, për të larguar të vetmen ndjenjë, për të cilën njeriu nuk mund të shtiret. Në konferencën për shtyp Morfov tha se procesi i tij krijues nis nga rrafshi zero, dhe se vetëm kur aktorët arrijnë të bëhen bashkautor me regjisorin, atëherë realizohet krijimtaria e pastër në teatër, duke besuar tek e vërteta e saj.
(d.b/GSH/BalkanWeb)