Presidenti Topi: “Azem Hajdari mbetet hero i aksionit politik”
Presidenti Topi, i shoqëruar nga Besnik Mustafaj, vizitoi familjen Hajdari. Drejtues të PD-së zhvilluan homazhe në memorialin e tij pranë selisë së PD-së
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi gjatë paradites së djeshme një vizitë në familjen e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, me rastin e 11-vjetorit të ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike. Po gjatë ditës së djeshme, drejtues të Partisë Demokratike, ndër të cilët, nënkryetarët e selisë blu, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode, deputetë të kësaj partie, anëtarë e simpatizantë, zhvilluan homazhe dhe vendosën lule ne memorialin e Azem Hajderit, një prej figurave më të ndritura të historisë së pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri.
Vlerësimi
Gjatë vizitës dhe bashkëbisedimit me familjarët, kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, përmendi dhe ndau me ta disa prej kujtimeve më të veçanta dhe më të paharrueshme të njohjes, miqësisë dhe punës me të ndjerin Azem Hajdarin, duke nënvizuar forcën e tij të karakterit, guximin, vetëmohimin dhe besimin te populli shqiptar dhe triumfi e konsolidimi i demokracisë në Shqipërisë. Azem Hajdari u shqua për këto veti qysh në fillimin e Lëvizjes Studentore të vitit 1990, për të vazhduar më pas me veprimtarinë e tij politike, duke mbetur në kujtesën historike si një udhëheqës me vlera të rralla demokratike e patriotike, për të cilat atij i është dhënë, pas vdekjes, Urdhri i lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Presidenti i Republikës. Bashkëshortja, fëmijët dhe të afërmit e të ndjerit Azem Hajdari falënderuan presidentin Topi për nderimin që i bëjnë gjithmonë kujtimit të “Pishtarit të Demokracisë”, duke shprehur njëkohësisht edhe njëherë mirënjohjen për vizitën. Kryetari i shtetit e theksoi vlerësimin për këtë figurë të shquar të historisë së demokracisë shqiptare edhe gjatë një prononcimi për mediat, në të cilin u shpreh: “Natyrisht që vitet kalojnë shumë shpejt, por Azemi mbetet në memorien e gjithsecilit, sidomos të miqve dhe të shokëve të tij. Një njeri shumë i veçantë, me një karakter të fortë, gati-gati të papërsëritshëm. Kjo është arsyeja që ne e kujtojmë Azemin jo vetëm në përvjetorin e rënies së tij, por në çdo moment tjetër kur flitet për heronj. Ne heronjtë i përfytyrojmë si personazhet e librave, por ky është një hero që ne e kemi parë në çdo hap, e kemi parë shumë afër në aksionin politik dhe në aksionin shoqëror. E thashë edhe në takim me familjarët e Azemit që është një nga ato personazhe, i cili përkujtohet pa asnjë lloj note hipokrizie. Përkujtohet me shumë vlerësim, me shumë dëshirë dhe besoj që kështu do ta kujtojnë Azemin të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët si dhe ata që e kanë njohur nga larg, besoj që edhe ju”, - është shprehur Topi.
Homazhet
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Ridvan Bode, nënkryetari Astrit Patozi, bashkëshortja dhe fëmijët e Azem Hajdarit, të afërm e përfaqësues të Partisë Demokratike, vendosën kurora me lule në nderim të liderit të dhjetorit ‘90 vrarë më 12 shtator 1998.
Për kryetaren e Kuvendit, “Azemi ishte kalorës i lirisë. Ishte dhe mbetet modeli i politikanit të ri për të guxuar dhe për të qenë në çdo moment i zoti dhe i aftë për të mbrojtur atë që beson. Kjo është gjëja më e rëndësishme për çdo politikan të ri“.
Më pas, kryetarja e Kuvendit, së bashku me përfaqësues të Partisë Demokratike, bënë një vizitë në shtëpinë e Azem Hajdarit, ku u takuan e biseduan me bashkëshorten e tij, Fatmira, fëmijët dhe të afërmit e Heroit të Demokracisë.
13 Shtator 2009